01 Tetor 2020

Italia konfirmon mbështetjen për Kosovën

Prishtinë, 01 shkurt - Kryeministri  i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme  të Italisë, z. Alfredo Manitika , me të cilin ka biseduar lidhur me zhvillimet në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës.  

Fillimisht kryeministri Thaçi ka falënderuar qeverinë dhe popullin e Italisë për mbështetjen për Kosovën, para dhe pas shpalljes së pavarësisë dhe tash në kuadër të EULEX-it dhe KFOR-it .

Z. Thaçi me këtë rast ka njoftuar z. Mantiaka me  prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2010 të cilat konsistojnë në angazhimet për plotësimin e standardeve evropiane dhe të agjendës së integrimeve evropiane.

Më pas kryeministri Thaçi ka veçuar angazhimet e Qeverisë lidhur me zhvillimin  ekonomik dhe tërheqja e investitorëve të huaj. “ Jemi në prag të fillimit të projekteve kapitale investive publike, autostradës Morinë- Merdare , Kosovës së Re, privatizimit të Valës, koncensionimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës”, ka shpjeguar z. Thaçi dhe ka mirëpritur investitorët italianë.

Po ashtu kryeministri Thaçi ka kërkuar  ndihmën e Italisë për anëtarësimin e Kosovës në  Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim dhe në mekanizmat tjerë ndërkombëtarë.

Në takim është diskutuar edhe integrimi i minoriteteve sipas dokumentit të presidentit Ahtisari. “Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë përfunduar me sukses, të qeta, të rregullta, demokratike dhe shumëtnike. Kryetarët e komunave me shumicë serbe nga këto zgjedhje e kanë përkrahjen time të plotë dhe të Qeverisë së Kosovës “ka thënë kryeministri Hashim Thaçi .

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme  të Italisë, z. Alfredo Manitika , me këtë rast ka falënderuar kryeministri Thaçi për takimin e hapur dhe të sinqertë dhe ka siguruar z. Thaçi për mbështetjen e palës italiane për Republikën e Kosoves edhe zgjerimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Tetor 2020 - Me rastin e Ditës Botërore për të Moshuarit, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica do të bëjë një vizitë në Shtëpinë për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë. (Shtëpia për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër Faik Grainca për keqpërdorim të pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.3, ora 9:30)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica do të bëjë një vizitë në zyrat e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës në Prishtinë. (Zyrat e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, ora 9:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimet vjetore për kinematografi. (Kabineti i ministres Dumoshi, ora 10:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës voton për ekspertin e shëndetit publik si dhe diskuton me ekspertët rreth angazhimit të tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan nis vitin e ri akademik 2020/2021. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 11:30)

- Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu do të merr pjesë në aktivitetin sensibilizues të organizuar nga Drejtoria e Shëndetisë dhe QKMF me rastin e shënimit të muajit të Kancerit të Gjirit. (Sheshi “Shatërvan” në Prizren, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të merr pjesë në përurimin e klasave parashkollore të SHFMU “Mati Logoreci”, të renovuara nga KFOR-it Turk në Kosovë. (Shkolla “Mati Logoreci” në Prizren, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë edhe në fillimin e punimeve të rrugës Arbanë - Landovicë në Prizren. (Në afërsi të varrezave të dëshmorëve në Landovicë, ora 12:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve të rrugës Arbanë-Landovicë. (Landovicë, Varrezat e Dëshmorëve, ora 12:30)  

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton komunitetin boshnjak në Reçan. (Reçan, ora 13:30)

- Në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Hysni Gucatit. (https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 15:00)

- Kryeshefi Ekzekutiv i Korporates Financiare te Zhvillimit Ndërkombëtar të ShBA-ve, Adam Boehler mban një konferencë telefonike për shtyp në të cilën do të diskutojë sesi delegacioni i fundit i qeverisë amerikane në Greqi, Kosovë, Serbi, Izrael dhe Marok avancoi marrëveshjet ekonomike dhe investimet e sektorit privat për të mbështetur zhvillimin global dhe politikën e jashtme të SHBA. (https://www.eventbrite.com/e/telephonic-press-briefing-with-us-international-development-finance-tickets-123158497381, ora 17:00)