22 Nëntor 2019

Ismet Mualaj kandidat i AKR për Istogun

Prishtinë, 13 mars - Gjatë prezantimit, Kryetari i Aleances Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka vlerësuar lartë kontributin e Ismet Mulaj në AKR, që nga themelimi i kësaj partie.

Ai tha se AKR-ja do të garoj  në Istog për të fituar. “Istogu meriton të qeveriset mirë dhe me dinjitet. AKR do ta bëjë Istogun model të qeverisjes së mirë dhe zhvillimit ekonomik”, tha Pacolli.

Kandidati për Istogun i AKR-së,  Ismet Mulaj u shpreh i bindur se do të zhvilloj një fushat të dinjitetshme, të ndershme, dhe do të ofroj një program konkret për zhvillimin e Istogut. “Istogu është një komunë që meriton të qeveriset në mënyrë të drejtë, pa korrupsion, pa nepotizem por me ndershmëri dhe përgjegjgësi”, u shpreh Mulaj.

Ismet Mulaj është ndër themeluesit e AKR-së dhe njëherit Nëkryetar në kryesinë e parë të kësaj partie. Ai ka një experiencë të gjatë në sektorin e shoqerisë civile si dhe ne institucionet ndërkomebëtare dhe vendore.

Mulaj ka shkollim pasuniversitar në politikat publike dhe ne marrëdhënie  ndërkombëtare. Ai, është marrë edhe me studime të politikave publike si dhe eshte autor i disa punimeve nga fusha e shkencave humne, po ashtu është marrë edhe me publicistikë.

Mulaj, ka nje sëri trajnimesh për menaxhim si dhe ka qenë pjesëmarrës ë disa konferenceve nderkombetare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 nëntor 2019 - UBT në bashkëpunim me Institutin Shkencor Suedez-Kosovar do të mbajnë bashkërisht konferencën “30-vjetori i Rënies së Sistemit Komunist”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno do të flasë në hapjen e konferencës Vetë - Qeverisja Lokale në Kosovë - 20 Vjet. (Hoteli Swiss Diamond, ora ora 9:00)

- OJQ-Voice of Roma Ashkali and Egyptians - VoRAE organizojnë hapjen e ceremonisë të tri projekteve të financuara nga Roma Education Fund dhe Komisioni Evropian organizim ky i mbështetur nga Roma Versitas dhe Roma Education Fund, Kosovo së bashku me VoRAE. (Qendra Kulturore dhe Informative të BE-së në Prishtinë, ora 9:00)

- Instituti Demokratik të Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Tejkalimi i sfidave të Kuvendit - nevoja për një Rregullore të re të punës”, në një diskutim të hapur me përfaqësues të partive politike parlamentare si dhe përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Në prag të 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe fillimit të fushatës 16 Ditët e Aktivizmit, Misioni i OSBE-së në Kosovë do t’i prezantojë rezultatet e Anketës mbi Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Iniciativa për Histori Gojore përmes projektit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe, do të lansojnë aplikacionin mobil 'Janjeva Ecë'. (Restoran 2000 në Janjevë, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Vetingu: Mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e plotë të sistemit të drejtësisë në Kosovë”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

- Komuniteti Merakli t'kerreve organizon protestë kundër rritjes së cmimeve për sigurimin e veturave. (Rr. Luan Haradinaj, pran Bankes Qendrore të Kosovës, ora 13:00)

- Promovohet libri "Profili i Bjeshkëve të Nemuna’’ nga Profesor Sadri A Lokaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 14:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në mbështetje të Aktivitetit të USAID-it Drejtësia Vlen dhe në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës, organizojn diskutim në lidhje me “Klinikat Jurdike me raste reale”. (Salla A34 në Universitetin e Gjilanit, ora 14:00)

- Shoqata e Malazezëve të Kosovës organizon shfaqjen e leximit skenik të dramës “Flora”. (Qendra e zhvillimit Malazezeve në Arbëri ish Dragodan, rruga Eduard Lir 4, ora 19:00)