25 Prill 2024

Ish-luftëtarët e UÇK-së po vazhdojnë grevën

Prishtinë, 10 qershor - Ish-luftëtarët e UÇK-së po vazhdojnë grevën para ndërtesës së qeverisë me kërkesën e njëjtë për përshpejtimin e miratimit të Ligjit për veteranët e UÇK-së.

Udhëheqësi i kësaj greve, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se nuk dëshiron t’i ndryshohet kahu grevës. Por ai ka tërhequr vërejtjen se do të mund të ndërmarrin veprime të tjera në qoftë se nuk plotësohet kërkesa e tyre.

Ata vazhdojnë të kërkojnë miratimin sa më shpejt të ligjit për veteranët e UCK-së, të cilët pas përfundimit të luftës kanë mbetur pa asnjë mbështetje financiare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)