19 Prill 2024

IPOL: EULEX-i i ka zhgënjyer pritjet e qytetarëve të Kosovës

Prishtinë, 9 prill - Instituti Ballkanik i Politikave IPOL vlerëson se misioni i EULEX-it edhe pas dy vjetësh ka problem me imazhin dhe identitetin e tij. Sipas drejtuesve të këtij instituti, EULEX-i deri me tash edhe pse kishte paralajmëruar nuk ka bërë as edhe një arrestim të rëndësishëm të personave të dyshuar për korrupsion.

Në raportin vazhdues të IPOL-it për punën e EULEX-it, me titull “EULEX: Ende në kërkim të identitetit”, thuhet se Kosova është paraqitur dhe paraqitet si vend me nivel të lartë të korrupsionit në raporte ndërkombëtare vazhdimisht, ndërsa mungesa e arritjeve në luftën kundër korrupsionit po ndikon në rrënjëzimin e mëtejmë të tij në institucionet kosovare. Në këtë mënyrë,sipas një raporti të këtij instituti  EULEX-i i ka zhgënjyer pritjet e qytetarëve të Kosovës.

“EULEX-i, ka dalë me deklarata se do të ketë arrestime të zyrtarëve të lartë për korrupsion por kjo gjë nuk ka ndodhur. Kjo ka ndikuar që pritjet e qytetarëve të rriten dhe të zhgënjehen përsëri. Zhgënjimi i këtyre pritjeve u pa edhe me reagimin e disa organizatave të shoqërisë civile kundër gjendjes së sundimit të ligjit në Kosovë duke shprehur pakënaqësinë me punën e EULEX-it. Kënaqësia me punën e EULEX-it mes qytetarëve ka rënë po ashtu”, thuhet në raport.

Çështja e reformës së gjyqësorit vlerësohet se nuk është marrë me seriozitet deri më tani, ndërsa nuk vërehet as ndonjë vullnet politik te asnjë nga aktorët e përfshirë për të shpejtuar reformat në gjyqësor. Pikat doganore 1 dhe 31 pohohet se ende nuk janë funksionale, ndërsa aktualisht këto pika janë duke funksionuar me zyrtarë të EULEX-it që vetëm bëjnë regjistrimin e hyrjes dhe daljes së mallrave, të cilat nuk i nënshtrohen kontrollit doganor.

"Edhe pse EULEX-i kishte paralajmëruar se do shumë shepjt do të arrestoheshin siç patën thënë drejtuesit e këtij misioni peshqit e mëdhenj për përfshirje në afera korruptive,një gjë e tillë nuk ka ndodhur duke sjellë zhgënjim tek qytetarët e kosovës të cilët kanë pritur efikasitet në punën e këtij misionin evropian", vlerësoi drejtori ekzekutiv i Institutit Ballkanik të Politikave, Seb Bytyqi.

 "Kemi pasur deklarata nga zyrtarë të lartë të EULEX-it, të cilët kanë folur për arrestimin e zyrtarëve të lartë qeveritarë apo siç i kanë quajtur ata "peshqit e mëdhenj" dhe këto deklarata kanë ndikuar që të rriten pritjet e qytetarëve në lidhje me EULEX-in. Këto pritje rrjedhimisht janë zhgënjyer, meqenëse nuk ka pasur ndonjë arrestim të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit", tha Seb Bytyqi, drejtori ekzekutiv i IPOL-it.

Bytyqi tha se EULEXI ka dështuar të  riformojë sisteimin e drejtësisë në Kosovë dhe të shtrijë autoritetin edhe në gjykatat në veri të Kosovës.

"Sa i përket veriut, gjykatat në veri ende nuk janë funksionalizuar plotësisht, ka pasur një lëvizje në këtë drejtim, ka pasur disa takime të shefit të misionit, zotëri Kermabo në Beograd dhe Prishtinë në këtë drejtim dhe ka një propozim për funksionalizmin e gjykatave, mirëpo tani jemi në një bllokadë, ku gjykatësit që janë emëruar nga Beogradi nuk pranohen nga zyrtarë kosovarë dhe ende nuk ka funksionalizim të plotë të gjykatave", tha Seb Bytyqi, drejtori ekzekutiv i IPOL-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)