26 Prill 2024

Integrimi evropian është prioritet i qeverisë së re

Prishtinë, 7 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në vazhdën e takimeve të miqve dhe aleatëve tanë, sot, në zyrat e Qeverisë së Kosovës, priti në takim ambasadoren e Kroacisë,  znj.Danijela Barišić.

Ambasadorja  e uroi Kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe i ofroi mbështetje të madhe, si një partner strategjik dhe shumë i afërt i popullit shqiptar.
 
Kurti ka thënë se aleatët tanë ndërkombëtarë janë të rëndësishëm për shtetin e Kosovës, e sidomos kur një prej tyre është një vend mik e i afërt sikur Kroacia.

"Me Kroacinë përveç që duhet të bashkëpunojmë në sferën ndërkombëtare, bashkëpunimi më të duhet të bëhet edhe në atë regjional", ka theksuar Kurti.

Të përbashkëtat mes Kosovës e Kroacisë sipas tij janë të shumta, prandaj edhe duhet që edhe bashkëpunimi të rritet.

Kroacia tashmë ka marrë kryesimin e Bashkimit Evropian dhe ky është një fat i madh për shtetin tonë dhe si të tillë duhet ta shfrytëzojmë.

Kryeministri Kurti ka thënë po ashtu se integrimi evropian është prioritet i qeverisë së re dhe për këtë do të angazhohen të gjitha kapacitetet tona intelektuale e ekipore për të arritur më të mirën e mundshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)