24 Prill 2024

Instituti Gjyqësor do të transferohet në Akademi të Drejtësisë

Prishtinë, 16 maj - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim Bordin e Institutit Gjyqësor të Kosovës, të kryesuar nga kryetari i Bordit, njëherësh kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani.

Në këtë takim, u bisedua për forcimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe për transferimin e këtij instituti në Akademi të Drejtësisë.

Më këtë rast, ministri Kuçi tha së janë pajtuar me anëtaret e Bordit, për transferimin dhe shndërrimin e Institutit Gjyqësor në Akademi të Drejtësisë.

“Me bordin arritëm një pajtueshmëri, që Instituti Gjyqësor i Kosovës të transferohet në mënyrë të ngadalshme, në një Akademi të Drejtësisë. E kemi diskutuar me Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial, Gjykatën Supreme, që përgatitja për gjyqtarë, për prokuror, për ndërmjetësues, për noter, por edhe për provimin e jurisprudencës, të vihen në një kulm, në një shtëpi, dhe ajo do ta ketë emrin Akademia e Drejtësisë”, tha ministri Kuçi.

Sipas ministrit Kuçi, hapi i parë në këtë drejtim do të jetë ndryshimi i ligjit të Institutit Gjyqësor, ku do të ketë një grup të përbashkët punues, që brenda këtij viti, do të përgatisin infrastrukturën legale, ndërsa në vitin 2012, do të bëjnë përgatitjen e infrastrukturës logjistike, e në vitin 2013, të fillojë puna e Akademisë së Drejtësisë.

Ndërsa, kryetari i Bordit të Institutit Gjyqësor, Fejzullah Hasani, tha së falë mbështetjes së ministrit Kuçi, do të fillojnë punët në avancimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës.

“Ne do t’i marrim përvojat në regjion dhe do të shohim së si do të na përshtaten ato përvoja ne, për krijimin e Akademisë së Drejtësisë, e cila do të përgatis kuadro, për funksionim sa me të mirë të sistemit të drejtësisë”.

Për rëndësinë e krijimit dhe rolin që do ta luaj Akademia e Drejtësisë, foli edhe kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci dhe profesori i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, Rexhep Murati.

Ministri Kuçi, po sot priti në takim edhe Anëtaret e Komisionit të Provimit të Jurisprudencës, me të cilët bisedoi për mundësit e organizimit sa më të mirë të këtij provimi dhe i njoftoi ata, për punët që do të fillojnë në krijimin e Akademisë së Drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)