22 Tetor 2020

Institucionet vazhdojnë të mohojnë të drejtën për Informim

Prishtinë, 28 shtator - Lëvizja FOL në Ditën Ndërkombëtare të së Drejtës për Informim, reagon ndaj qasjes së institucioneve publike dhe ju bënë me dije që kjo e drejtë qytetare po cenohet në baza ditore.

Qytetarët sipas FOL vazhdojnë të mos kenë qasje në informata nga institucionet edhe për çështjet mjaft të rëndësishme të cilat u përkasin atyre.
 
E drejta e informimit është e drejtë e inkorporuar në të drejtën e lirisë së shprehjes, poashtu kjo e drejtë është e garantuar edhe me Kushtetutën e vendit dhe Ligjin për Qasje në Dokumente Publike.

Si e drejtë, bazohet në parimin e demokracisë së mirëfilltë në të cilën ne si shtet duhet të thirremi.

E drejta e informimit ndikon edhe në rritjen e llogaridhënies institucionale duke funksionalizuar raportin mes qytetarit dhe qeverisë.
 
Lëvizja FOL me 17 shtator 2020, ka bërë kërkesë për qasje në dokumente publike, në gjashtë institucione publike të cilat në baze të ligjit nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID 19 në territorin e Republikës së Kosovës, ngarkohen me zbatimin e këtij ligji siç janë: Policia e Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë - Inspektorati Sanitar, Ministria e Shëndetësisë: Inspektorati Shëndetësor dhe Inspektorati Farmaceutik, Komunës së Prishtinës (Inspektoratin Komunal).
 
Kanë kaluar plotë dhjetë ditë nga koha kur FOL ka kërkuar qasje në këto informata dhe institucionet përgjegjëse të kontaktuara nuk kanë dërguar as edhe një informatë të vetme, përveç Policia e Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, të cilat edhe ashtu nuk i kanë ofruar të dhënat e detajuara siç i kemi kërkuar.  
 
Këto janë vetëm disa nga kërkesat e shumta që FOL dërgon tek institucionet e Kosovës dhe për të cilat nuk arrin të marrë përgjigje.
 
Në tërë ketë situatë të vështirë sa i përket të drejtës qytetare për informim ka ndikuar edhe dështimi i Kuvendit të Kosovës për përzgjedhjen e Komisionerit për Informim dhe Privatësi, i cili do të merret edhe me zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokument Publike.
 
Andaj FOL u bën thirrje të gjitha institucioneve të respektojnë të drejtën e informimit dhe obligimet e tyre ligjore si dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë këmbëngulës në mbrojtjen e të drejtave të tyre.
 
FOL do i ndjekë të gjithë hapat e mëtutjeshëm ligjor derisa të realizoj të drejtën e saj për të pasur qasje në informatat të cilat duhet të jenë publike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2020  - Kryeministri Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën virtuale më temë 'Sa do të ndikojë moratorimumi një vjeçar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës?' (Online, ora 10:00)  

 - Admovere organizon promovimin e publikimit 'Të Damkosurit e Ballkanit - Shqiptarët dhe Kosova në tekstet alternative gjithëballkanike të historisë'. (Hapësirat e KultPlus Caffe Gallery te Fontana në Ulpianë, ora 10:00)  

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim deputetët e komunitetit joshumicë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪10:30 - vetëm pamje)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i njofton mediat se nesër do të lansohet data-baza per tregtinë në shërbime. (Ndërtesa e MTI-së, ora 11:00)

- Ministrja e Financave znj.Hykmete Bajrami dhe Auditori i Pergjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani raportojn para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin Vjetor i Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësues të kompanisë “Kërveshi Partneres” dhe përfaqësuesi te OJQ, “Ngritja e Zërit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj - Stublla raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në përurimin e adaptimit të rrugës për Komunitetin RAE në rrugën “Rexhep Karaqi”. (Prizren, ora 12:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare dhe KOMRA Rrjeti i Pajtimit organizon debatin mbi Politikat e Kujtesës dhe Praktikat e Përkujtimit në Evropën Juglindore. (Debati do të transmetohet direkt në Facebook dhe Youtube kanalin e KOMRA Rrjeti për Pajtim, ora 17:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmitë e Hidajete Pireva, Mjeke, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare-QKMF, Fushë Kosovë, Vlora Maholli, Mjeke, QKMF, Fushë Kosovë dhe Hajrie Hoti, Mjeke, QKMF, Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje!, mban konferencë për media në lidhje me skandalin e vjedhjes së më shumë se 2 milion euro nga Thesari i Shtetit. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 15:00)