22 Tetor 2019

Institucionet publike shpallin konkurse të kundërligjshme

Prishtinë, 19 shtator - Kuvendi i Kosovës më 2 shkurt 2019, kishte miratuar Ligjin për Zyrtarët Publik, i cili ligj ka për qëllim krijimin e bazës ligjore për punësim të zyrtarëve publikë në institucionet e Republikës së Kosovës, të bazuar në merita, integritet moral, paanësi dhe qëndrueshmëri. I njëjti ligj ka shfuqizuar Ligjin për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës.

Ligji për Zyrtarët Publik hyn në kuadër të ligjeve më të avancuara përmes të cilit janë përcaktuar procedura, rregulla dhe kritere që i japin përparësi kandidatëve meritor për pozitat e shpallura në institucionet publike, dhe që i kufizon institucionet publike në manipulimet eventuale në proceset e rekrutimit. Për më tepër, intervistat realizohen përmes testimit elektronik me shkrim dhe në mënyrë anonime.

Sipas këtij ligji, nga data 12 shtator 2019, të gjitha konkurset publike do të duhej të shpalleshin në bazë të këtij ligji. Përkundër kësaj, numër jashtëzakonisht i madh i institucioneve, kanë shpallur konkurse duke u bazuar në ligjin e vjetër mbi Shërbimin Civil, i cili tanimë është i shfuqizuar. 

IKD ka analizuar konkurset e shpallura nga institucionet qendrore dhe lokale, të cilat janë shpallur që nga hyrja në fuqi e ligjit të ri, ku ka identifikuar se institucionet i sistemit të drejtësisë, ato qendrore dhe lokale duke u bazuar në ligjin e vjetër kanë shpallur së paku 70 konkurse për 261 zyrtarë publikë, në kundërshtim me ligjin.

Për nga numri konkurseve të shpallura, duke u bazuar në ligjin tanimë të shfuqizuar kampione është Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit me gjithsej 20 konkurse të shpallura, derisa për nga numri i pozitave të shpallura, kampion është Këshilli Gjyqësor i Kosovës më gjithsej 91 pozita të shpallura.

Në bazë të ligjit të ri, përpos faktit të padiskutueshëm që konkurset e reja duhet të shpallet sipas ligjit të ri, në kuptim të nenit 83.9, edhe konkurset që janë në proces duhet të vazhdojnë sipas ligjit të ri.

IKD vlerëson se këto gjetje tregojnë përpjekjet e reja për politizim të administratës shtetërore. Kjo pasi që në ligjin e ri ka kufizime më të mëdha për manipulime, të cilat kufizime nuk gjenden në ligjin e kaluar. Ky fakt, nënkupton vështirësi më të madhe për punësimin e familjarëve dhe militantëve partiak në institucionet publike.

Në anën tjetër, kjo lidhet edhe me faktin se shumë zyrtarë përgjegjës për burime njerëzore në institucionet e administratës shtetërore nuk e kanë idenë e hyrjes në fuqi të ligjit të ri, fakt i cili tregon edhe për vetë nivelin e zyrtarëve në administratën shtetërore.

IKD vlerëson se kjo  qasje është e papranueshme dhe zyrtarwt përgjegjës në institucionet publike, duhet tw ndërmarrin veprime për ta zbatuar ligjin e ri.

Po ashtu, situata tanimë e krijuar nuk duhet të kalohet symbyllurazi, por duhet marrë në përgjegjësi të gjithë personat përgjegjës për zbatimin e ligjit në fjalë. 

Në këtë drejtim, IKD i bën thirrje publike Ministrisë së Administratës Publike si pwrgjegjwse kryesore pwr kwtw dwshtim nw zbatimin e ligjit tw ri, që urgjentisht, të kërkoj nga të gjitha institucionet publike, anulimin e konkurseve të shpallura me ligjin e vjetwr dhe të kthej ligjshmërinë në procesin e rekrutimit të zyrtarëve publikw.

Për më tepër, edhe në rast të mos kërkesës së Ministrisë së Administratës Publike për anulimin e konkursit, institucionet duhet të kenë parasysh hiearkinë legjislative dhe se para vendimeve të kundërligjshme, të respektojnë parimin e ligjshmërisë, si parim kryesor në punën e tyre.

Institucionet publike duhet të ndalin praktikën që edhe në rastet kur miratohen ligje të mira të bazuara në standarde të larta, këto ligje t’i shpallin të pavlefshme përmes instalimit të praktikave të kundërligjshme.

Lista e institucioneve që kanë shpallur konkurse në mënyrë të kundërligjshme:

1.     Agjencia Kosovare e Privatizimit

2.     Agjensioni Kundër Korrupsionit

3.     Këshilli Gjyqësor i Kosovës

4.     Këshilli Prokurorial i Kosovës

5.     Komuna e Prishtinës

6.     Komuna e Drenasit

7.     Komuna e Podujevës

8.     Komuna e Skenderajt

9.     Komuna e Mitrovicës

10.  Komuna e Istogut

11.  Komuna e Pejës

12.  Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

13.  Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

14.  Ministria e Administratës Publike

15.  Ministria e Punëve të Brendshme

16.  Ministria e Zhvillimit Ekonomik

17.  Ministria e Drejtësisë

18.  Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

19.  Policia e Kosovës

20.  Shërbimi Korrektues i Kosovës
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 tetor 2019 - Me rastin e 30 vjetorit të rënies së komunizmit, Instituti Shkencor Kosovaro-Suedez do të organizojë konferencën shkencore ndërkombëtare me titull '30-vjetori i rënies së sistemit komunist'. (Hoteli Sirius, ora 9:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit mbahet dita e dytë e “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë per koordinimin ndërinstitucional në trajtimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore si dhe sfidat në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike pranë misionit të USAID-it në Kosovë, Matthew Cullinane, do të flasë në hapjen e Konventës së tretë vjetore të Industrisë së Veshmbathjeve në Kosovë. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të Fakulteteve të UP-së “Hasan Prishtina” në Prishtinë, do të protestojnë para Rektoratit të UP-së. (Para Rektorati, ora 10:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri do të mbahet Panairi i Sportit me të gjitha klubet sportive të qytetit të Mitrovicës. (Sheshi “Isa Boletini” në Mitrovicë, ora 10:00)

- Dega e Alternatives në Gjakovë mban konferencë për media. (Zyrët e Alternativës në Çarshinë e Jupave në Gjakovë, ora 11:00)

- Bëhet promovimi i librit “Gjinekologjia me obstetrikë  për infermieri dhe mami” me autore Prof. dr. Myrvete Paçarada dhe bashkautorë  Ass. dr. Vlora Ademi Ibishi dhe Ass. dr. Nyltene Kongjeli. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Më rastin e Ditës Boterore të Energjisë, Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencë për media me temë 'Cilat duhet të jenë prioritete e qeverisë së re në sektorin e energjisë në Kosovë?  - Rekomandime dhe propozime nga shoqëria civile'. (Zyrët e Resource Center (Lagjja Pejton, Rr. Pashko Vasa, nr. 1, përballë Hotel Royal, ora 13:00)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 173-të. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 13:30)

- ETEA organizon premierën e shfaqjes “Muret Flasin” që i dedikohet përkujtimit të organizimit të arsimit paralel gjatë viteve të '90-ta. (Shtëpia - shkollë “Sami Frashëri” e familjes Aliu - Hertica, ora 20:00)