18 Prill 2024

Institucionet e reja, prioritet i 2011-ës për Kosovën

Prishtinë, 1 janar - Konstituimi i institucioneve të reja të Kosovës është një ndër sfidat e para, me të cilat do të ballafaqohen subjektet politike gjatë vitit 2011.

Bisedimet rreth formimit të qeverisë së ardhshme, besohet se do të marrin një kah më të qartë pas rivotimeve të pjesshme të 9 janarit.

Në bazë të rezultateve preliminare të zgjedhjeve, Partia Demokratike e Kosovës dhe mandatari i saj për kryeministër, Hashim Thaçi, fillimisht do të marrin nismën për formimin e një koalicioni të ri qeverisës.

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, thotë se prioritetet e tij dhe të qeverisë së ardhshme, nëse do të ishte në krye të saj, do të jenë vazhdimi i reformave demokratike dhe agjenda evropiane e Kosovës.

“Pas formimit të qeverisë dhe zgjedhjes së një presidenti kredibil, menjëherë do të kemi nxjerrjen e vendimeve për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë që jam zotuar në procesin elektoral”, njofton RFE.

Ndryshe nga Hashim Thaçi, i cili beson në ndërtimin e institucioneve të reja mbi bazën dhe rezultatin e zgjedhjeve të 12 dhjetorit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, beson se vendi duhet të krijojë një qeveri të përkohshme dhe të organizojë zgjedhje të reja.

Mustafa thotë se zgjedhjet e fundit ishin të manipuluara dhe se ato nuk prodhojnë legjitimitet për formimin e një qeverie të re.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se gjatë vitit 2011 Kosova duhet të fillojë të përballet me probleme të shumta, të cilat nuk janë zgjidhur asnjëherë, por vetëm se janë bartur nga një vit në tjetrin. Sipas Kurtit, një trend i tillë rrezikon që Kosova të shihet si një shtet i dështuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)