25 Prill 2024

Imecs: Kosova e ka vendin në familjen evropiane

Prishtinë, 23 gusht - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Prishtinë, Zoltan Imecs, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e tyre në ardhmen.
 
Ambasadori hungarez e falënderoi kryetarin e Kuvendit të Kosovës për pritjen e ngrohtë që i rezervoi dhe e njoftoi atë për përfundimin e misionit të tij në Kosovë, më 31 gusht të këtij viti.

Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Hungarisë dhe Kosovës, ai theksoi se këto marrëdhënie duhet të fuqizohen edhe më tej në të ardhmen, pavarësisht faktit se gjatë kësaj periudhe janë ndërtuar marrëdhënie të mira bileterale.

Ambasadori në largim i Hungarisë potencoi se pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, nuk ka asnjë arsye për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet e tjera, dhe se ai dhe qeveria e tij besojnë që deri në vjeshtë numri i njohjeve do të rritet.

“Kosova e ka vendin në familjen evropiane, sepse ajo dhe qytetarët e saj janë evropianë”, tha ambasadori Imecs.
Ndërsa kryetari Krasniqi, e falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin dhe mbështetjen që ai dhe qeveria hungareze i kanë dhënë Kosovës.

“Marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, janë rezultat edhe i punës suaj. Ne dëshirojmë që këto marrëdhëniet të forcohen”, theksoi kreu i Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi konfirmoi ndërtimin e marrëdhënieve të mira edhe me pasardhësin e ambasadorit Imecs, ndërsa këtij të fundit i uroi suksese në funksionet e tjera.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)