25 Maj 2020

Hysa emërohet koordinatori për Strategjinë veriut të Kosovës

Prishtinë, 24 shkurt - Në kuadër të veprimeve konkrete të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në pjesën veriore të vendit, sot kryeministri i Qeverisë  së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka emëruar Ylber Hysa, Koordinator të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e Strategjisë Gjithëpërfshirëse për veriun e Kosovës.

Ylber Hysaj, në cilësinë e tij si koordinator, do të jetë përgjegjës për koordinimin e të gjitha aktiviteteve qeveritare, si dhe bashkëpunimin me të gjithë mekanizmat relevant ndërkombëtar, në zbatim të Strategjisë Gjithëpërfshirëse për veriun e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Maj 2020

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në shenjë nderimi për të burgosurit shqiptarë të vrarë para 21 vjetësh viziton Burgun e Dubravës në Komunën e Istogut. (Burgu i Dubravës ora 10:30)