19 Mars 2024

Hoxha prezenton Listën e Rekomandimeve që dalin nga raporti i vendit

Prishtinë, 22 qershor – Në mbledhjen e Kabinetit qeveritar, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka paraqitur për miratim tri kërkesa. Të tri kërkesat u miratuan, më pastaj Ministrja Hoxha ka informuar Kabinetin qeveritar lidhur me të gjeturat e raportit të vendit për Kosovën 2018.

Kërkesa e parë për miratim, kishte të bënte për “Dhënien e autorizimit nga Presidenca për nënshkrimin e plotësim-ndryshimit të Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe BE-së”, e dyta, për miratimin e projektligjit për “Ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, dhe e treta, është paraqitur për miratimin në parim nga Qeveria të  “Marrëveshjes ndërmjet qendrës rajonale të mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe Republikës së Kosovës për statusin ligjor të qendrës rajonale të mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe zyrës së saj përfaqësuese në Kosovë”.

Ministrja Hoxha ka bërë edhe informimin e Kabinetit qeveritar lidhur me të gjeturat e raportit të vendit për Kosovën 2018.

“Procesi i integrimit në BE, nuk është vetëm një çështje politike dhe ekonomike por, mbi të gjitha, është një çështje ligjore. Në të vërtetë, procesi i përafrimit të legjislacionit është puna më e madhe dhe më gjithëpërfshirëse në procesin e anëtarësimit. Prandaj, duke qenë të vetëdijshëm për këtë proces shumë të ndërlikuar dhe sfidues, shfrytëzoj rastin që tu bëjë thirrje të gjithë kolegëve të kabinetit qeveritar që në përputhje me rekomandimet e dhëna nga raporti i vendit të ndërmerren masat e nevojshme që hap pas hapi, të vijohet me përafrimin e mëtejmë të legjislacionit të Kosovës me acquis të BE-së”, theksoi Ministrja Hoxha.

Vlen të theksohet që në bazë të analizës së bërë, theksoi Ministrja, ka rezultuar që çështja e kompletimit të kornizës ligjore mbetet sfidë serioze në periudhën vijuese.

“Parimisht, analiza ka identifikuar mbi 70 akte normative (ligje apo akte nën-ligjore) për të cilat pritet të adresohen rekomandimet konkrete të dhëna nga ana e Komisionit Evropian. Me qëllim të lehtësimit të adresimit të këtyre rekomandimeve, MIE ka përpiluar tabelën njoftuese me informatat e duhura”, theksoi Ministrja Hoxha.

“Adresimi i këtyre rekomandimeve, ndër tjerash do të mundësojë vlerësim pozitiv në kontekst të detyrimeve që rrjedhin nga MSA-ja, me ç’rast do e forcojë pozitën e Kosovës në rast të aplikimit eventual për status të kandidatit të BE-së. Andaj, bazuar në këtë listë rekomandimesh, secili institucion duhet të parasheh përafrimin e mëtejmë të akteve normative me acquis të BE-së, në planifikimet e tyre institucionale”, theksoi Ministrja Hoxha.

Ministrja ofroi gatishmëri të plotë për udhëzime shtesë dhe dhënie të ekspertizës profesionale me qëllim të planifikimit më të mirë, më real dhe profesional të përafrimit të legjislacionit të Kosovës me acquis të BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)