18 Prill 2024

Hoti falënderon Lajçakun për ndërmjetësimin e dialogut me Serbinë

Prishtinë, 2 mars - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kryeministri Hoti e ka falënderuar Lajçak për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e procesit të dialogut me Serbinë dhe i ka dëshiruar atij sukses në finalizimin e këtij procesi.

Kryeministri Hoti rifilloi procesin e dialogut me Serbinë pas Samitit të Parisit, që u mbajt më 10 korrik 2020.

Dialogu vazhdoi mbi tri parimet bazë:  do të diskutohet për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm,  ndërsa Kushtetuta e Kosovës është e paprekshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)