19 Prill 2024

Hoti diskuton raportin e BE-së me përfaqësuesit e sistemit gjyqësor dhe prokurorial

Prishtinë, 7 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka pritur në takim kryetarët e Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial, Kryetarin e Gjykatës Supreme, si dhe Kryeprokurorin e Shtetit.

Në këtë takim, temë diskutimi ishin sfidat e adresuara nga Raporti për Kosovën për vitin 2020, të cilin dje ia dorëzoi shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues i Posaçëm i BE-së në Prishtinë, Tomáš Szunyog, kryeministrit Hoti.

Takimi rezultoi me pajtimin e përbashkët që Qeveria e Kosovës, institucionet e drejtësisë dhe akterët tjerë të përfshirë në këtë proces do të përgatisin plane veprimi për adresimin e sfidave në fjalë, me qëllim që të bëhet më e mira për vendin dhe qytetarët.

Po ashtu u diskutua edhe çështja e Vettingut, proces i cili do të bëhet më ekspertë të fushës, shoqërinë civile dhe partnerët tjerë, me ç’rast Raporti për këtë çështje pritet të vijë këtë muaj në Qeveri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)