25 Prill 2024

Homazhe në përkujtim të 3 vjetorit të rënies së Astrit Deharit

Prishtinë, 5 nëntor - Aktivistë të shumtë Lëvizjes Vetëvendosje!, të prirë nga kryetari, Albin Kurti, sot bënë homazhe pranë varrit të Astrit Deharit, në 3 vjetorit e vdekjes së tij.

Me këtë rast, aktivisti dhe deputeti, Glauk Konjufca tha se Astriti ishte aktivist i dalluar i Lëvizjes Vetëvendosje!, i dashur me popullin, i vendosur me qëndrimin e i palëkundur me idealin që e kishte.

Duke konstatuar se në dritën e ekspertizës së re, Astriti humbi jetën nga një krim, i cili duhet të zbulohet dhe kriminelët duhet të sillen para drejtësi, Konjufca tha se jeta e një individi merr statusin e vet sublim atëherë kur arrin të shndërrohet në një simbol të të mirës së përgjithshme, e Astriti e ka arritur këtë status.

Nga ana e tij, babai i Astritit, Avni Dehari, në emër të familjes falenderoi të pranishmit për ardhjen por edhe mbështetjen e vazhdueshme.

Aktivistët vunë lule mbi varrin e Astritit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)