18 Prill 2024

Holanda përkrah Kosovën në procesin e integrimit evropian

Prishtinë, 8 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti sot në kabinetin e tij, ambasadorin e Holandës në Prishtinë, Robert Bosch. Ambasadori Bosch shprehu kënaqësinë për rikonfirmimin e Rexhepi si Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit, ministri Rexhepi shpalosi prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat dalin nga Programi qeveritar dhe agjenda evropiane, me theks të veçantë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe liberalizimin e vizave me BE-në.

Ndërsa Ambasadori Bosch shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Holandës në përkrahjen e mëtejme të Qeverisë së Republikës së Kosovës në procesin e  integrimit evropian dhe  liberalizimin e vizave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)