19 Prill 2024

Holanda mbështet integrimin e Kosovës në BE

Prishtinë, 14 tetor - Ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Eduard Bosch ia dorëzoi letrat kredenciale Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi gjatë një takimi që zhvilluan.

Krasniqi tha se synim i përhershëm i popullit dhe institucioneve të Kosovës është integrimi euroatlantik, synim drejt të cilit shteti i Kosovës punon në vazhdimësi dhe pret që të ndodhë sa më shpejt.

Krasniqi e falënderoi shtetin e Holandës për ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë dhe po vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës.

Ambasadori Bosch tha se shteti i tij mbështet integrimin sa më të shpejtë të Kosovës në strukturat euroatlantike. Ai theksoi interesin për vazhdimin e bashkëpunimit shumë të mirë që kanë Kosova dhe Holanda.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)