16 Korrik 2018

Holanda do të përkrahë Kosovën në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare

Prishtinë, 12 korrik - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, znj. Gerrie Willems.

Gjatë këtij takimi ministri Gashi falënderoi ambasadoren Willems për përkrahjen e dhënë për Republikën e Kosovës, në veçanti Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në këtë takim theks i veçant iu vu angazhimeve të Minitrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve të sigurisë, në plotësimin e kritereve që kërkohen për anëtarsimin e Kosovës në Bashkimin Eupropian.

Ministri Gashi theksoi se Republika e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kriteret sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe me këtë rast kërkoi nga amabasadorja Willems, që Holanda të ndihmojë në përshpejtimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ndërsa ambasadorja e Holandës,  znj. Gerrie Willems, shprehu gatishmërinë e saj për vazhdimin e bashkëpunimit mes të dy shteteve, duke theksuar se shteti i saj do të përkrahë Republikën e Kosovës në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Korrik 2018 - Përkujtohet 20 vjetori i rëniës se dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bashkim Kerolli dhe Adem Ademi. Te vendi i quajtur Rrasa e Zogut të kufiri Shqipëri - Kosovë, ora 10:00 - nisja behet nga fshati Polac, ora 8:00)  

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të shqyrtohet projektligji për lirinë e asociimit në Organizata Joqeveritare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit te impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në fshatin Mramor. (Bregu lindor të Liqenit të Badocit pranë fshatit Mramor, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësues të projektit të GIZ-it gjerman dhe nxënës nënshkrues të peticionit për ngritjen e kapaciteteve në arsim. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të shqyrtohet projektligji për Produkte të Ndërtimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosvës organizon takim me delegacionin e organizatës prestigjioze “The Heritage Foundation”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, me rastin e blerjes së automjeteve multi funksionale ushtarake të lëvizshmërisë së lartë nga Qeveria e Kosovës për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kazerma Adem Jashari në Prishtinë, ora 16:00)