26 Nëntor 2020

Hillary Clinton brenda kёtij viti viziton Kosovёn

Uashington, 4 shkurt - Gjatё qёndrimit tё tij nё Uashington, ku mori pjesё nё ngjarjen tradicionale “Lutjet e Mёngjesit”, Ministri i Punёve tё Jashtme i Republikёs sё Kosovёs, Skender Hyseni, ka pasur njё takim shumё tё pёrzemёrt dhe shumё pёrmbajtёsor me Sekretaren Amerikane tё Shtetit, Hillary Clinton.

Pёrkundёr pranisё sё madhe tё zyrtarёve dhe pёrfaqёsuesve tё lartё nga vende tё ndryshme qё po merrnin pjesё nё Lutjet e Mёngjesit, Sekretarja Amerikane e Shtetit ka ndarё njё kohё tё mirё pёr takim me Ministrin Hyseni. Takimi ka qenё i mbyllur dhe ёshtё zhvilluar “nё katёr sy”.

Nё kёtё takim, Ministri Hyseni dhe Sekretarja Clinton kanё biseduar gjerёsisht pёr proceset nё Kosovё dhe rreth Kosovёs, sidomos pёr njohjet, pёr procesin nё Gjykatёn Ndёrkombёtare tё Drejtёsisё, si dhe pёr hapat qё duhet tё merren pёr tё çuar proceset nё Kosovё edhe mё pёrpara.

Ministri e ka shfrytёzuar kёtё takim pёr ta njoftuar Sekretaren Clinton me pёrpjekjet e mёdha qё po bёhen pёr shtetndёrtim. Por, gjithashtu, kёtё takim e ka shfrytёzuar edhe pёr tё ndarё disa nga brengat e Kosovёs qё lidhen me bashkёpunimin rajonal, me theks tё posaçёm bllokadat qё Kosovёs po i bёhen nё rrafshe tё ndryshme, pёr tё cilat Sekretarja e Shtetit kishte njohuri tё thella.

Ka qenё konstatim i pёrbashkёt i tё dy bashkёbiseduesve, Ministrit Hyseni dhe Sekretares Clinton, se ka pasur tё arritura tё shumta nё shumё plane, dhe se duhet tё vazhdohet me angazhime qё ky pёrparim i bёrё tё çohet edhe mё pёrpara.

Nё kёtё rast, Ministri Hyseni e ka ftuar Sekretaren Amerikane tё Shtetit qё tё vizitojё Kosovёn, ftesё tё cilёn Sekretarja Clinton e ka pranuar me kёnaqёsi. Vizita e Sekretares Hillary Clinton pritet tё realizohet gjatё kёtij viti.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00) 

 

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshimerr pjesë në koncertin e Ansamblit “Shota”, kushtuar 70 vjetorit të formimit të Ansamblit të parë profesional të këngëve dhe valleve në Kosovë. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 16:00)