28 Mars 2024

Harmonia mes bashkësive fetare ka krijuar tolerance ndërmjet besimeve në Kosovë

Prishtinë, 28 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Teuta Sahatqija, e emëruar nga kryeministri Hoti si pikë kontakti e Qeverisë së Republikës së Kosovës me Selinë e Shenjtë në Vatikan, ka vizituar Ipeshkvinë e Kosovës, ku është pritur nga Ipeshkvi Dodë Gjergji.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Hoti e falënderoi Imzot Dodë Gjergjin për mirëkuptimin e Ipeshkvisë së Republikës së Kosovës dhe të të gjithë komunitetit katolik të vendit ndaj masave të Qeverisë dhe të institucioneve shëndetësore të vendit për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë Covid – 19, të cilat, sigurisht, kanë prekur veprimtaritë e bashkësive dhe të komuniteteve fetare.

Po ashtu, kryeministri Hoti e vlerësoi rolin e Ipeshkvisë së Kosovës në të gjitha proceset historike nëpër të cilat ka kaluar Kosova, si dhe kontributin e saj të rëndësishëm në jetën e përgjithshme shoqërore, kulturore e shpirtërore të vendit.

“Harmonia dhe bashkëpunimi i ngushtë i bashkësive fetare ka krijuar përherë një frymë të veçantë dashurie, mirëkuptimi e tolerance ndërmjet etnive dhe besimeve të ndryshme në Kosovë”, tha kryeministri Hoti.

Ndërsa, ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, e falënderoi kryeministrin Hoti për vizitën, për mbështetjen e përhershme të Qeverisë, si dhe për miratimin e Projektligjit për liritë fetare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)