12 Nëntor 2019

Haradinaj: Riformatizimi i qeverisë është i parëndësishëm

Prishtinë, 19 mars -  Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shfrytëzuar një takim me kreun e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë Menduh Thaçi, për të drejtuar kritika ndaj Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Hashim Thaτi, ndërsa ka kërkuar sërish mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Riformatizimi i qeverisë nuk është ndonjë ngjarje me rëndësi për vendin, vlerësoi lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

"Me zgjedh ministra tashmë nuk është ndonjë ngjarje me rëndësi për vendin, ndërsa praktika qeverisëse është me rëndësi. Hetohet se kryeministri Thaçi për shkak të pozicionit personal të involvimit në fenomen të keq, një kancer për vendin ai nuk mund të veprojë, do të thotë pajtoj me një shkrim sot që bëhen me një kolektiv", ka thënë Haradinaj.

Kryetari i PDSH-ës, Menduh Thaçi po ashtu tha se gjendja e Maqedonisë, si shtet, e në veçanti e shqiptarëve, është në krizë për shkak të bllokadës së proceseve integruese dhe krizës ekonomike. Thaçi tha se Kosova ka të drejtë legjitime të interesohet për shqiptarët në Maqedoni.


Thaçi është shprehur edhe për gjendjen aktuale në shtetin e Maqedonisë, sipas të cilit situata është e paqëndrueshme dhe alarmante. “Gjendja në Maqedoni është alarmante si shtet, për shkak të bllokimit të procesit integrues dhe krizës së rëndë ekonomike. Ndërkaq, gjendja e shqiptarëve atje është shumë e rëndë”, ka thënë Thaçi duke shtuar se “kjo gjendje s’ka qenë kështu as në kohën e komunizmit e as në atë të tranzicionit”.

“Përveç shkeljes së të drejtave kolektive që ju bëhen shqiptarëve, tash po përdoret edhe një program i diskriminimit të skajshëm dhe eksploatimit”, është shprehur kreu i PDSH-s


Të dy liderët partiak u pajtuan se këto takime, të cilat tanimë janë bërë të rregullta, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 nëntor 2019 - Mbahet takimi vjetor i ministrave të Bujqësisë së vendeve të Evropës Juglindore me c'rast  Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Kosovës, do të marrë edhe presidencën për udhëheqjen e Grupit Drejtues të Punës për Zhvillimin Rural Rajonal në Evropën Juglindore për një vit. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg, organizon Konferencën Ndërkombëtare “Bashkëpunimi Universitet – Industri në Inovacion”. (Lokalet e Universitetit  të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. ora 9:00)

- Mahet takimi i 174-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Ojekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Zyra Kombëtare e Auditimit bën prezantimin e raportit të auditimit të performancës “Sistemi i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës”. (Salla e konferencave “Orion”, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media lidhur me pProblemet e bizneseve me bankat komerciale. (Zyret e OAK-së, ora 11:00)

- Lansohet projekti 'Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë' të mbështetur nga MCC dhe MFK i cili synon të ofrojë stimuj financiarë dhe teknik për sektorin residencial që mundësojnë investime në masat e efiçencës së energjisë, si dhe të mbështesë gratë ndërmarrëse në energji dhe sektorë të tjerë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)

- Administratori i Agjencisë së ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar Mark Green i cili po  qëndron në Kosovë do të marrë pjesë në lançimin e pilot projektit Nxitjet e Efiçencës Energjetike i cili implementohet nga Fondacioni Milenium Kosova dhe financohet nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit në bazë të Marrëveshjes “Threshold” të MCC-së në Kosovë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin “Borgjezia” e Akademisë, ku do të paraqitet hulumtimi mbi të ardhurat e stafit akademik menaxherial në universitetet publike të Kosovës. (Para objektit të Qeverisë së Kosovës, në sheshin Skënderbeu, ora 11:00)

- Administratori i Agjencisë së ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar Mark Green do të kalojë kohë edhe me të rinjtë me rastin e lançimit të platformës së internetit “Të Rinjtë Prijnë” për t’u krijuar mundësi bartësve të rinj të ndryshimeve të lidhen me rrjete të të rinjve me interesime të ngjashme, mentorë, resurse dhe ngjarje të ndryshme. (Qendra e Rinisë, salla atele, përballë Sallës së Kuqe, ora 15:00) 

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 18:00)

- OSBE organizon shfaqjen premierë të dokumentarit “Above the Fold” i cili ofron një tregim narrativ të vështirësive me të cilat përballen gazetarët në sjelljen e informacionit në publik. (Kino ABC, ora 19:00)