19 Prill 2018

Haradinaj kërkon nga Bullgaria mbështetje në rrugën e përbashkët evropiane

Prishtinë, 16 prill - Bullgaria ka një rol tejet të rëndësishëm në rajonin tonë dhe Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të ngushta dhe bashkëpunim ekonomik dhe politik me këtë vend evropian. Ky ishte qëndrimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim me Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, vendi i të cilit që nga janari i 2018-ës kryeson me presidencën e Këshillit të Evropës.

“Bullgaria e ka një aleat, Kosovën! Jemi të nderuar me prezencën tuaj në vend dhe vendet tona nuk i ndanë asnjë temë”, ka thënë Kryeministri Haradinaj në hapjen e takimit, duke shtuar se për të dyja vende

Kryeministri Haradinaj kërkoi nga Kryeministri Boyko Borissov mbështetjen e Bullgarisë për rrugën evropiane të Kosovës, si dhe për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe në procesin e njohjeve.

“Kosova ka nevojë për miqtë e saj në procesin e liberalizimit dhe anëtarësimit në BE. Bullgaria është një vend mik nga i cili presim mbështetjen në këtë proces. Kosova do të jetë gjithmonë e hapur për bashkëpunim ekonomik dhe politik me këtë vend. Ne e kemi dëshmuar edhe në të kaluarën që mund të kemi partneritet të ngushtë”, tha Kryeministri Haradinaj.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, falënderoi Kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke shprehur përkushtimin e vendit të tij në forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dyja vendeve, partneritetit ekonomik dhe rrugën e përbashkët evropiane.

"Midis shteteve tona nuk ka çështje të hapura. Synimet tona për investimet infrastrukturore dhe në fusha të tjera e kanë në fokus edhe Kosovën”, ka thënë Kryeministri bullgar, Boyko Borissov, i cili e ftoi Kryeministrin Haradinaj në një vizitë zyrtare në Bullgari.

Në takim morën pjesë edhe Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Ambasadori i Kosovës në Bullgari, Shpend Kallaba.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Prill 2018

 - Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë-Zyra në Prishtinë, shënon Ditën Botërore të Shëndetit me temën: “Mbulimi shëndetësor i përgjithshëm: për të gjithë, kudo”. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 9:00)


- Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë mbanë takimin përmbyllës me 61 punëkërkuesit kosovarë të cilët në fillim të shtatorit do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve” në Gjermani. (Salla e konferencave, objekti i APPK-së, ora 18:00)