25 Prill 2024

Haradinaj e quan qeverinë qeverisjes pa ligj

Prishtinë, 8 maj - Struktura aktuale e Qeverisë së Kosovës siç është e prezantuar në këtë organogram sipas kryetarit te Aleancës se Ardhmërisë se Kosovës Ramush Haradinaj, tregon se kjo Qeveri ka krijuar një rrëmujë të plotë të funksionimit Qeverisës:

Mungesa e planit Qeverisës dhe krijimi i një plani improvizues pa plan veprimi sipas tij ka bërë që të gjitha njësit Qeverisëse të mos kenë asnjë ide se çfarë punësh duhet të kryejnë

“Brenda strukturës organizative me anë të lidhjeve të shkurta është krijuar një strukturë paralele e  rrjetit të korrupsionit të organizuar nga klubi i Kryeministrit me orientim të qartë në abuzim të buxhetit të shtetit”, ka thënë Haradinaj

Ai ka vlerësuar se agjensionet e pavarura apo ndërministrore janë të futura nën ombrellën totale të Kryeministrit dhe njerëzve të tij

Zyret e prokurimit sipas tij nuk raportojnë tek Sekretari i Përhershëm por tek këshilltarët politik dhe anëtarët e tjerë të Klubit.

Po ashtu sipas tij emërimet dhe shkarkimet nuk ndodhin komform ligjit dhe respektimit të hierarkisë në vija vertikale por nga kreu i Qeverisë dhe thjeshtë nëpërmjet lidhjeve të shkurta

Haradinaj ka pohuar se organogramet e ministrive kanë mungesë konsistence dhe harmonizimi sikur të mos ishin pjesë të së njëjtës Qeveri


“Më shumë se 60% e pozicioneve udhëheqëse të shërbyesve civil nëpër Ministri drejtohen nga ushtrues detyre. Kjo strukturë krijon mjegull dhe paqartësi dhe si e tillë krijon  strukturë organizative paralele në funksion të korrupsionit. Për çfarë arsye Agjencioni i Veterinës është bartur nga Ministria e Bujqësisë tek zyra e Kryeministrit përveç faktit që gjeneron shumë mjete financiare”, ka deklaruar Haradinaj
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)