29 Mars 2024

Hapet zyrtarisht Zyra për Ndihmë Juridike në Gjakovë

Prishtinë, 4 maj -  Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komisioni për Ndihmë Juridike (KNJ) do të hapin zyrtarisht zyren për ndihmë juridike në Gjakovë, të mërkurën, më 5 maj në bibliotekën e qytetit.
 
Zyra për Ndihmë Juridike në Gjakovë do të ofrojë këshilla dhe ndihmë juridike falas popullatës që nuk kanë mjete të kenë qasje në drejtësi. Zyra për Ndihmë Juridike do të ofrojë ndihmë juridike kualitative dhe efikase dhe me këto shërbime do të mbulojë tërë komunën e Gjakovës.
 
Në ngjarje do të marrin pjesë edhe Zëvëndës Ministri i Drejtësisë, Z. Arsim Janova, Drejtori i UNDP-së në Kosovë, Z. Parviz Fartash, Komisioneri i Ndihmës Juridike, Z. Sokol Haziri, dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Z. Pal Leka.
 
Qëllimi i projektit të UNDP-së Qasja në Drejtësi është përkrahja zhvillimit të kapaciteve institucionale dhe të komuniteteve për të përmirësuar qasjen në drejtësi në Kosovë. Duke inkurajuar përdorimin e shërbimeve të ofruara nga zyret e ndihmës juridike si kjo në Gjakovë, shpresohet se komuniteti, përfshirë këtu edhe grupet më të cenuara, fuqizohen nga ana juridike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)