26 Prill 2024

Hapet zyra për Ndihmë Juridike në Ferizaj

Prishtinë, 13 prill - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komisioni për Ndihmë Juridike (KNJ) do të hapin zyrtarisht zyren për ndihmë juridike në Ferizaj, e mërkurë, 14 prill,  me fillim në ora 13:00, në prezencë të zyrtarëve të qeverisë dhe komunave të Ferizajit dhe Shtërpcës, dhe përfaqësuesve të Komisionit për Ndihmë Juridike dhe UNDP-së.
 
Zyra për Ndihmë Juridike në Ferizaj do të ofrojë këshilla dhe ndihmë juridike falas popullatës që nuk kanë mjete të kenë qasje në drejtësi. Zyra për Ndihmë Juridike do të ofrojë ndihmë juridike kualitative dhe efikase dhe me këto shërbime do të mbulojë përveç Ferizajit edhe këto komuna: Shtime, Shtërpcë, Kaçanik dhe Han i Elezit.
 
Në ngjarje do të marrin pjesë edhe Zëvëndës Ministri i Drejtësisë, Z. Arsim Janova, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Znj. Osnat Lubrani, Komisioneri i Ndihmës Juridike, Z. Sokol Haziri, Kryetari i Komunës së Ferizajit, Z. Bajrush Xhemajli si dhe Zëvëndës Kryetari i Komunës së Shtërpces.
 
Qëllimi i projektit të UNDP-së Qasja në Drejtësi është përkrahja zhvillimit të kapaciteve institucionale dhe të komuniteteve për të përmirësuar qasjen në drejtësi në Kosovë. Duke inkurajuar përdorimin e shërbimeve të ofruara nga zyret e ndihmës juridike si kjo në Graçanicë, shpresohet se komuniteti, përfshirë këtu edhe grupet më të cenuara, fuqizohen nga ana juridike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)