26 Prill 2024

Hapet qendra për shërbime për qytetarë në veri të Mitrovicës

Prishtinë, 25 maj - Në kuadër të obligimeve të institucioneve të Kosovës dhe reformës së pushtetit lokal, për të ofruar shërbime sa më afër qytetarëve, sot Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrinë e Administratës Publike kanë hapur Qendrën për Shërbime për Qytetarë në lagjen e boshnjakëve  në Veri të Mitrovicës.

Qendra për Shërbime për Qytetarë do t’iu  ofrojë qytetarëve shërbime për regjistrimin e Bizneseve dhe regjistrimin e Organizatave Jo - Qeveritare dhe do  t’i mundësojë edhe Ekipit Përgatitor Komunal  të krijojë lidhje më të forta me komunitetin si dhe t’iu përgjigjet  më mirë nevojave të qytetarëve.

Këto shërbime nuk ofroheshim më parë në veri të Kosovës. Përvoja nga hapja e Qendrës për Shërbime Civile në veri të Mitrovicës vitin e kaluar, ka treguar se një numër i madh qytetarësh janë pajisur me dokumente si:  Certifikata të lindjes,  letërnjoftime dhe pasaporta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)