20 Gusht 2018

Hapet Konsullata e Republikës së Shqipërisë në Gjilan

Gjilan, 12 qershor - Në Komunën e Gjilanit sot është bërë hapja e Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë, e cila ka qëllim të jap kontributin e saj në shumë fusha, që nga forcimi dhe organizimi i përbashkët i aktiviteteve të ndryshme, e deri te bashkëpunimi në fusha të ndryshme si në arsim, shkencë, shëndetësi, agro-biznes, e zhvillim ekonomik dhe dikaster të tjerë sipas përgjegjësisë që ka në kuadër të ligjit.

Në fjalën e tij kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka shprehur falënderimin e Tiranës Zyrtare, që siç e ka quajtur ai, ka mbështetur idenë e tij për një prezencë të përditshme zyrtare në Gjilan, me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit në shumë fusha dhe shërbim të shpejtë për qytetarët.

“Në ditët e lirisë për Gjilanin, sot po hapet Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë në qytetin tonë. Edhe ashtu ne një copë Shqipëri kemi qenë gjithmonë dhe do të vazhdojmë të mbetemi. Në lirinë e Gjilanit, kur po festojmë ditët e lirisë përfundimtare e kemi nisur dje me pikën kufitare në Stançiq, për komunikim të lirë të shqiptarëve. Sot, Shqipëria po bëhet pjesë e jona, me prezencën e zyrtarëve të shtetit përmes adresës së qartë të Konsullatës së Nderit”.

“Ky qytet ka një histori të dhimbshme dhe të vështirë, por, përpos kujdesit të Prishtinës e ka fuqishëm edhe kujdesin e madh të Shqipërisë. Kemi dy president të Republikës së Shqipërisë tashmë të shpallur qytetarë nderi, pastaj kryetari i Kuvendit dhe shumë autoritete të tjera, që në Shqipëri janë të zgjedhur, por në Gjilan kanë një lidhshmëri të veçantë”, ka thënë Haziri duke uruar të gjithë qytetarët e Regjionit të Gjilanit.

E nga ana e tij Ambasaroti i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, atributin për hapjen e konsullatës ia drejtoi kryetarit Haziri, që siç e ka quajtur ai, është ideator i saj që nga fillimi e deri sot në realizim.

“Kjo Konsullatë Nderi, është një zyrë e cila është hapur pas një insistimi të madh dhe mund të themi se ideator i saj është kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. Do të jetë një ambasadë e vogël e cila pos tjerash do të shërbej dhe mendoj për gjetjen e rrugëve dhe energjive të reja për t’i thelluar dhe zhvilluar marrëdhëniet mes nesh."

"Ekzistojnë tashmë të gjitha mundësitë për zhvillim të harmonishëm dhe këmbëngulje më të madhe nga të gjithë ne së bashku, që kjo konsulatë të jetë edhe në shërbim të zhvillimit ekonomik, turizmit, koordinim të aktiviteteve në këtë regjion që është shumë i madh”, ka thënë mes tjerash ambasadori Minxhozi.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili ka vlerësuar lartë hapjesn e konsullatës, duke besuar fuqishëm në rezultate konkrete drejtë një intensifikimi të bashkëpunimit, e zhvillimit ekonomik me dinamikë të shtuar mes dy shtetesh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Gusht 2018 - Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Grupit Punues për draftimin e Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë - Salla P-31, ora 10:00 - Vetëm pamje)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Salla e madhe të Fakultetit tëFilologjisë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Seminarin e  37-të të Letërsisë, Gjuhës dhe Kulturës Shqipe. (Fakulteti Filologjik- Universiteti i Prishtinës, ora 11:00)

- Rifillon prodhimi në fabrikën e Ferronikelit, respektivisht tek dalja e metalit te parë. (Fabrika Newco Ferronikeli, Drenas, ora 12:30)

- Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, do të mbaj konferencë për media. (Objekti i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, rruga, Luan Haradinaj, ora 13:30)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Komunën e Suharekës. (Objekti i Komunës, Suharekë, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë të jashtëzakonshme për media në cilën flasin deputetet, Arbërie Nagavci dhe Saranda Bogujevci. (Zyret e Vetevendosjes, ora 15:00)

- Mbahet Festivali i promovimit të Kulturës dhe Muzikës Romë 5 regjioni i Prishtinës. (Sheshi Zahir Pajaziti afër Hotel Grand. ora 18:00)