26 Prill 2024

Haga po cenon drejtësinë, por Haradinaj do të fitojë sërish

Prishtinë, 27 korrik - Në një takim të jashtëzakonshëm në Lindau, degët e AAK-së nga diaspora, konkretisht ato të Wangenit dhe të Bedensees, nga Gjermania, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomës së Apelit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për rigjykim të pjesshëm të kryetarit të AAK-së dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, z. Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Kryetari kësaj dege të partisë, z Marjan Nikolla dhe të gjithë anëtarët e Kryesisë së Degës së AAK-së deklaruan se, ashtu si të gjithë bashkëkombasit tanë, Kosova në përgjithësi dhe mbarë opinioni botëror, edhe ata janë shumë të befasuar me këtë padrejtësi të Tribunalit të Hagës ndaj liderit të Kosovës dhe heroit të gjallë të luftës së UÇK-së, z. Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Dega e AAK-së  për Wangen  dhe Bedensee beson fuqishëm në luftën e pastër që e ka bërë UÇK-ja dhe mbështet me të gjitha fuqitë legjendën e gjallë të UÇK-së, z. Ramush Haradinaj me bashkëluftëtarë, thuhet në regim.

“Kemi besim të plotë që drejtësia do të triumfojë, ashtu si herën e parë edhe tash, sepse Kosova u dëshmua po këto ditë, nga GJND-ja, se është shtet legjitim, me të gjitha të drejtat që i takojnë një shteti te pavarur. Këtë fitore e kanë arritur këta heronj, që sot, në një mënyrë ose në një tjetër dikush po bën pazarllëk në kurriz të dinjitetit të tyre, por vepra e tyre është e pastër ashtu si dhe vetë lufta e UÇK-së, e cila ka qenë e drejtë dhe në saje të së cilës kemi arritur sot këtu”, thuhet në reagim.

Kryetari i AAK-së është fizikisht në Hagë, por në mendjen e në zemrën tonë është gjithmonë i pranishëm dhe besojmë se shumë shpejt do të jetë sërish me ne, për të na udhëhequr, ashtu siç di vetëm ai e askush tjetër, thuhet në reagim.

Dega e AAK-ës për Wangen dhe Bedensee është e gatshme që në çfarëdo  mënyre të kontribuojë dhe ta jap përkrahjen e vet, në përputhje me çdo kërkesë dhe iniciativë që mund të vijë nga qendra e AAK-së në Kosovë, thuhet në fund të reagimit, në të cilin bëhet e ditur, gjithashtu, se në të njëjtën ditë kanë aderuar edhe 10 anëtarë të rinj në degën AAK-së në Wangen & Bedensee, të cilët u mirëpritën nga kryetari i Degës, z. Marjan Mikolla dhe nënkryetari i saj, z. Mustafë Brahimaj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)