03 Prill 2020

GLPS shpalos disa parime themelore me te cilat ndërtohet procesi i vetingut

Prishtinë, 28 shkurt - Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Vetingu në Kosovë: Si të implementohet një proces i tillë në mënyrë që të sigurohet pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë?”.

Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskutoj mbi një proces të mundshëm të vetingut, i cili konsiderohet të jetë i pashmangshëm për të siguruar integritet dhe pavarësi në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

GLPS konsideron që një proces i duhur i vetingut i cili për qëllim do të kishte verifikimin e integritetit dhe etikës se të gjithë zyrtarëve; aftësinë dhe përgatitjen profesionale të tyre; afërsinë me qarqe kriminale apo partizane/politike të këtyre zyrtarëve mbetet forma e vetme për të nxjerr jashtë sistemit persona që kanë të kaluar të kontestuar, apo edhe janë direkt të përfshirë në afera korruptive, si dhe kanë vënë në mëdyshje integritetin e tyre gjatë ushtrimit të detyrës.

Në fillim të diskutimit, GLPS do shpalos disa nga parimet themelore në bazë të të cilave mendojmë se do të duhet të ndërtohet procesi i vetingut dhe do ofroj një numër propozimesh të cilat do shërbejnë si udhërrëfyes për fillimin e dizajnimit të këtij procesi nga institucionet relevante në Republikën e Kosovës.

Në vazhdim, panelistët do ftohen të diskutojnë mbi këto propozime, sfidat dhe veprimet e ardhshme, që do siguronin një proces kredibil të vetingut të sistemit të drejtësisë në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Prill 2020

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban konferencën për shtyp për zhvillimet në sektorin financiar pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19. (Ndërtesa e BQK-së, ora 11:00)

- Kompanitë Rajonale e largimit dhe grumbullimit te Mbeturinave mban konferencë për medie (Zyret e Kompanisë “Pastrimi", ora 12:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' të bëjë pastrimin e rezervuarit të ujit në objektin prodhues Kroni në komunën e Fushë Kosovës.