20 Gusht 2019

GLPS prezanton qëndrimet e përbërjes së re të Komisionit Evropian për Kosovën

Prishtinë, 3 gusht - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën për media ku do të prezantohen vlerësimet dhe qëndrimet mbi temë “Zgjedhjet në Bashkimin Evropian: Kosova përballë përbërjës së re të Komisionit Evropian”.
 
Në këtë konferencë për media, GLPS do të prezantojë vlerësimet e saj mbi përbërjen e re të Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian si dhe implikimet e tyre në raport me pritjet dhe qëllimet e Kosovën në kuadër të agjendës për integrim evropian.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet profileve të Presidentës tash më të konfirmuar të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe të nominuarit për pozitën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Josep Borrell.

Në diskutimin e profilit të këtij të fundit do të shtjellohen më gjerësisht se cilat mund të jenë efektet dobiprurëse dhe të dëmshme të konfirmimit të tij potencial për dialogun Kosovë-Serbi, dhe se cila duhet të jetë qasja e institucioneve të Kosovës në rast se i nominuari Josep Borrell nuk i përmbahet qasjes neutrale ndaj shtetësisë së Kosovës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 gusht 2019 - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do ta takojë ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. (Holli i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 9:30)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën për gjendjen e prodhimit në Kosovë ku do të diskutohen rekomandimet ndaj Qeverisë së re rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit të prodhimit, me panelistë përfaqësues të bizneseve prodhuese në vend. (Hotel Sirius, ora 9:55)

- Në Gjilan fillon implementimi i programit “Shkollat e Shekullit 21”, i cili mbështetet nga Qeveria e Britanisë, i dizajnuar nga British Council. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

- Instituti Demokratik I Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit pilot mbi transparencën e kryeqyteteve evropiane, ku mes 27 kryeqyteteve evropiane është vlerësuar edhe Prishtina. (Salla e konferencave të KDI, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se festivalit të edicionit të 9-të të Festivalit të Arteve dhe Kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnokompleksi i fshatit Kukaj, ora 18:00)

- Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me me banorët e rajonit të Zhurit, Vërrinit dhe Vërmicës me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shkolla fillore në Zhur, ora 19:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Kino Armata te Sheshi, ora 20:00)