28 Mars 2024

GLPS prezanton një platforme për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë, 12 nëntor - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për media në të cilën prezanton një propozim minimumin e një platforme për dialogun e fazës finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

GLPS konsideron që, si pikënisje, partitë politike në Kosovë duhet të orientojnë politikën e tyre partiake dhe institucionale mbi një numër parimesh të cilat duhet doemos të reflektojnë:  a) pritjet minimale të Kosovës nga ky proces, dhe b) vijat e kuqe mbi të cilat nuk mund të ketë negociim.

Duke u bazuar në misionin e organizatës dhe me qëllim që të kontribuoj në mënyrë më të drejtëpërdrejtë në këtë fazë të procesit, GLPS u propozon partive politike në Kuvend këtë dokument.

Në vlerësimin tonë, ky dokument përmban pikat që duhet të shërbejnë si parime minimale të Platformës për Dialogun mbi Fazën Finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Dokumenti që do të prezantohet është rezultat i një analize të thelluar të pritjeve të bashkësisë ndërkombëtare mbi këtë fazë të dialogut, të llojit të kërcënimeve të shtetësisë së Kosovës dhe stabilitetit të saj të brendshëm, kurse propozimet e dhëna janë në pajtim të plotë me praktikat e shteteve tjera dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare që qeverisin marrëdhëniet në mes shteteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)