20 Prill 2024

Gjykimi i Kurtit shtyhet deri të hënën

Prishtinë, 16 prill - Sot, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, gjykimi i Albin Kurtit është shtyrë deri të hënën më 19 prill 2010.
 
Kjo për shkak se i pandehuri nuk ishte i pranishëm në gjykatë pasi Policia e Kosovës nuk ka arritur ta zbatojë urdhër-arrestin e lëshuar dje nga gjykatësi kryesues.
 
Po ashtu, avokatët e caktuar sipas detyrës zyrtare nuk u paraqitën në gjykatë, me çka e kanë shkelur detyrën e tyre zyrtare.
 
Gjykata do ta lëshojë një urdhër të ri për ta detyruar Albin Kurtin që të jetë i pranishëm në seancën e radhës.
 
Gjykatat do t’ia dërgojë materialet Odës së Avokatëve të Kosovës për hapat e nevojshëm që duhet ndërmarrë në mënyrë që të adresohen shkeljet administrative të cilat janë bërë gjatë seancës.
 
EULEX-i e dënon fuqishëm agresionin e djeshëm kundër avokatit mbrojtës Avni Gjakova.  Z. Gjakova u sulmua thjeshtë për shkakun se po e kryente detyrën e tij profesionale të avokatit.
 
Z. Kurti akuzohet për pjesëmarrje në turmë me çka ka kryer veprën penale: pjesëmarrje në një grup që i ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare dhe për thirrje për rezistencë. Këto tri vepra pretendohet se janë kryer gjatë demonstratave që u zhvilluan më 10 shkurt 2007 në Prishtinë.
 
Prokuroria përfaqësohet nga një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale (PSRK).  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)