18 Prill 2024

Gjykatën Speciale e ka votuar PDK, ajo nuk ka pikuar nga qielli

Prishtinë, 6 maj - Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në fjalimin e mbajtur në Kuvendin e Kosovës  ka akuzuar Partisë Demokratike të Kosovës se është përgjegjëse për instalimin e korrupsionit dhe krijimin e Gjykatës Speciale.

“Po ju drejtohem juve deputetëve të PDK-së se korrupsioni nuk është shpikje e jona dhe nuk është narrativë e Serbisë por realitet i hidhur i qytetarëve të Kosovës. Qeveria jonë është zgjedhur me mandatin për ta luftuar krimin e korrupsionin e instaluar më së shumti nga ju në këtë vend”, tha kryediplomatja.

Gërvalla, sipas Kallxo.com, tha se Gjykata Speciale nuk është instaluar nga Serbia është instaluar nga PDK. “Sepse ju jo vetëm që nuk e keni luftuar dhe nuk keni ndërmarr asgjë për dënimin dhe gjykimin e krimeve të pas luftës por jeni mundu ta evitoni gjykimin e krimeve në Kosovë dhe ju jeni ata që në këtë formë e keni bërë të mundur Gjykatën Speciale. Gjykata Speciale nuk ka pikuar nga qielli. Ky koalicion qeveritar nuk e ka krijuar Gjykatën Speciale atë e keni krijuar ju”, tha ajo.

“Ju jeni përgjegjës që prijësit e juaj sot ndodhen në Hagë, duke mohu të vërtetën nuk do ta zgjidhni këtë çështje”, përfundoi Gërvalla.

Abelard Tahiri, shefi i grupit të PDK-së u kundërpërgjigj duke i thënë se Gërvalla është turpi i diplomacisë kosovare. “Minsitre sot e dëshmove që Republika e Serbisë nuk ka nevojë mo me u marr me Republikën e Kosovës sepse të ka ty përfaqësues. Ti je turpi i diplomacisë. Sot me dal me than që nuk o bo prej Serbisë Gjykata Speciale është turpi me i madh për qytetarët e Republikës së Kosovës, tha Tahiri.

Ai kërkoi nga Gërvalla që t'u kërkojë falje qytetarëve, sepse ajo gjykatë sipas Tahirit, është bërë me fakte të rrejshme nga qeveria serbe. Replikat e forta sot në Kuvend shkaktuan përplasje mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që u shoqërua me ndërprerjen për disa minuta të punimeve dhe më pas me largimin e opozitës nga salla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)