25 Prill 2024

Gjykata Supreme konfirmon të drejtën e mërgatës

Prishtinë, 25 tetor - Mijëra dërgesa me fletëvotime të bashkatdhetarëve të nisura brenda afatit dhe para datës së zgjedhjeve, e të cilat padrejtësisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i kishte shqyrtuar dhe numëruar, me vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme ato do të numërohen dhe do të bëhen pjesë e rezultatit të zgjedhjeve.

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se e drejta e votës si e drejtë kushtetuese, është e garantuar dhe nuk mund të mohohet me justifikime teknike që bien ndeshë me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës.

Andaj, Gjykata Supreme shmangi një padrejtësi të madhe, e konfirmoi një të drejtë kushtetuese të mijëra votuesve nga mërgata.

"Kërkojmë që pa humbur kohë të fillojë shqyrtimi dhe numërimi i këtyre fletëvotimeve, që vullneti i votuesve nga mërgata të përfshihet në rezultatin përfundimtar", thekson Vetëvendosje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)