18 Prill 2024

Gjykata Supreme dy vendime të PZAP i vlerëson të paligjshme

Prishtinë, 23 dhjetor - Në Gjykatën Supreme, nga subjektet e ndryshme politike janë adresuar  10 ankesa, të ushtruara ndaj vendimeve të PZAP, prej këtyre: 7 ankesa janë hedhur si të palejuara , ngase janë ushtruar ndaj vendimeve të PZAP i cili ka shqiptuar dënime me gjobë për shkelje të fushatës zgjedhore e ku dënimi i shqiptuar ka qenë nën 5000 euro.

Në komunikatën për media bëhët e ditur se sipas Ligjit për zgjedhjet, subjektet mund të ushtrojnë ankesë, ndaj vendimit të PZAP-it, në Gjykatën Supreme, vetëm nëse gjoba e shqiptuar është mbi 5000 euro .

"Meqenëse, në këto 7 vendime, dënimi ishte më i vogël se 5000 euro, ne nuk kemi vlerësuar fare ligjshmërinë e këtyre vendimeve d.m.th. nuk jemi lëshuar në meritum, por ankesat i kemi hedh si të palejuara, për shkak se në raste të tilla palët kanë të drejt të kërkojnë rishqyrtimin e vendimit në PZAP ndërsa nuk kanë të drejt me ligj që të paraqesin ankesë në Gjykatën Supreme", thuhet në komunikat

Do te thotë së për këto shtatë çështje ne nuk kemi thënë se janë të ligjshme apo të paligjshme vendimet e PZAP-it, ngase na ka pamundësuar ligji t'i shqyrtojmë dhe i kemi hedhur.
 

"Për 3 ankesa ne kemi vendosur meritorisht edhe atë: 1 ankesë e kemi refuzuar dhe kemi vërtetuar si të ligjshëm vendimin e PZAP-it, ndërsa  2 ankesa i kemi miratuar dhe vendimet e PZAP-it i kemi vlerësuar si të paligjshme", thuhet me tej në njoftimin e Gjykates Supreme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)