23 Prill 2024

Gjykata Kushtetuese: Kushtetuta u shkel me zgjedhjen e Pacollit

Prishtinë, 28 mars - Gjykata Kushtetuese rrëzon zgjedhjen e Behxhet Pacollit si president. Nepër mediat kosovare është publikuar njoftimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për kërkesën e LDK-së që të vlerësoj zgjedhjen e presidentit Behxhet Pacolli në 22 shkurt 2011.

"Sabri Hamiti dhe deputetë të tjerë”, vlerësimi i kushtetutshmërisë të Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, i 22 shkurtit 2011.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës më 28 mars 2011, ka shqyrtuar dhe votuar lidhur me rastin KO 29/11, "Sabri Hamiti dhe deputetë të tjerë”. Vlerësimi i kushtetutshmërisë të vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, i datës 22 shkurt 2011.

Gjykata Kushtetuese, njëzëri vendosi që të shpall kërkesë të pranueshme dhe me shumice votash, dhe me dy gjyqtar mospajtues, shpall se “Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”, me datë 22 shkurt 2011, është jo kushtetues pasi është në kundërshtim me kërkesat e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe parimet demokratike të mishëruara aty.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)