20 Prill 2024

Gjykata Kushtetuese kremtonë sot jubileun e 10-të të Vitit Gjyqësor

Prishtinë, 23 tetor - Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të kremtojë sot jubileun e 10-të të Vitit Gjyqësor me një ceremoni solemne.

Në ceremoni do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë, përfaqësuesit e akredituar të misioneve diplomatike dhe të organizatave ndërkombëtare në vend, si dhe delegacionet e nivelit më të lartë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, Gjykata Kushtetuese e Kroacisë, Gjykata Kushtetuese e Turqisë, Gjykata Kushtetuese e Republikës Çeke, Gjykata Kushtetuese e Portugalisë, Gjykata Kushtetuese e Luksemburgut dhe Gjykata Kushtetuese e Maltës.

Pjesëmarrës në ceremoninë e përvjetorit jubilar të Gjykatës Kushtetuese do të jetë edhe juristja me nam ndërkombëtar dhe njëherësh përfaqësuesja e Republikës së Irlandës në Komisionin e Venecias, znj. Grainne McMorrow, si dhe drejtori për çështje ndërkombëtare i Shoqërisë Federale Amerikane për Studime të Ligjit dhe të Politikave Publike, Jim Kelly.

Me fjalim rasti, pjesëmarrësve në këtë ceremoni do t’i drejtohen kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama-Hajrizi, përfaqësuesja e Republikës së Irlandës në Komisionin e Venecias, znj. Grainne McMorrow dhe ish-gjyqtarja ndërkombëtare e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, znj. Snezhana Botusharova.

Pas ceremonisë solemne, që do të përmbyllet me një koktej rasti për pjesëmarrësit, në shënim të 10-vjetorit të punës së Gjykatës Kushtetuese, nesër do të mbahet Konferenca ndërkombëtare në temën: “Sigurimi i sundimit të ligjit dhe i të drejtave të njeriut përmes mekanizmave të drejtësisë kushtetuese: Sfidat e shekullit 21”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)