29 Mars 2024

Gjykata Kushtetuese fton KQZ për zgjedhjet e Gjakovës

Prishtinë, 2 shkurt - Gjykata Kushtetuese ka ftuar në një seancë dëgjimore, e cila do të mbahet më 9 shkurt, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Komisionin Zgjedhorë për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP) si dhe palët e përfshira në lëndën që do të shqyrtohet, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Aleancën Kosova e Re (AKR), e cila ka dërguar padinë në Gjykatë, ka bërë të ditur kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta.

Në këtë takim u njoftua se ende nuk ka përfunduar procesi për certifikimin e zgjedhjeve të së dielës në Prizren e Lipjan. Po ashtu edhe për rastin e Gjilanit Lushta tha se po punohet për këtë çështje.

Në mbledhjen e sotme, kryetarja Nesrin Lushta ka njoftuar anëtarët e KQZ-së, për ftesën e Gjykatës Kushtetuese, që të marrin pjesë në një seancë dëgjimore, në lidhje me rastin e zgjedhjeve në komunën e Gjakovës. Seanca do të mbahet më 9 shkurt, ndërsa Lushta nuk pranoi të thotë se me këtë seancë rasti do të kthehet edhe një herë në tavolinën e KQZ-së.

“Nuk mund të prejudikoj kurrgjë. Normal që Gjykata Kushtetuese i kam kompetencat e veta. Kjo është një ftesë për një seancë dëgjimore ku jemi të ftuar edhe ne edhe KZAP-i. Andaj se si do rrjedhë unë nuk mundem të prejudikoj asgjë”, tha Lushta.

Ndërsa anëtari i AKR-së në KQZ, Fadil Maloku, tha se më në fund po kthehet funksionimi i ligjit për rastin e Gjakovës. AKR-ja është ankuar keqpërdorime të mëdha në zgjedhjet e 15 nëntorit në Gjakovë, ku në raundin e parë ka fituar kandidati i AAK-së. Pasi rezultati për këtë komunë është certifikuar nga KQZ-ja, Maloku tha se kjo ka qenë një gabim i KQZ-së, por shpreson se pas shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese, në Gjakovë do të ketë rivotim

“Gjykata varet se çfarë vendimi bie. Në rast se Gjykata bie një vendim pro, unë besoj që janë të gjitha argumentet dhe do të duhej të shkoj në rivotim edhe komuna e Gjakovës”, tha Maloku.

Kurse për sa i përket rastit të Gjilanit, ndonëse nuk ishte temë diskutimi në mbledhjen e sotme të KQZ-së, Nesrin Lushta tha për gazetarë se po punohet në këtë drejtim dhe vendimi do të merret në ditët e ardhshme. Ndërsa për sa i takon certifikimit të rezultateve të rivotimit në Prizren dhe Lipjan, ajo tha se kjo do të bëhet brenda afatit ligjor, pasi të përfundojnë afati për ankesa. Ndryshe, zgjedhjet për kryetar të Istogut, duhet të shpallen nga presidenti i Republikës, kurse KQZ-ja është e gatshme që t;i organizoj, ka thënë kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta.

AKR ka kërkuar që të përsëriten zgjedhjet për kryetar të Gjakovës, ose të rinumërohen votat, pasi kjo parti pretendon se ka pasur shumë parregullsi. Gjatë mbledhjes së mbajtur të martën, Lushta ka thënë se KQZ është e gatshme për të organizuar zgjedhje në Burim, pasi presidenti, Fatmir Sejdiu, të caktojë datën e mbajtjes së tyre, ndërkaq ka ftuar mediet që të mos merren me këtë çështje, derisa ish-kryetari i Burimit, Fadil Ferati, të varroset

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)