16 Prill 2024

GJND i bën të paqëndrueshme argumentet kundër Kosovës

Prishtinë, 23 gusht - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder hyseni, u shpreh sot se mendimi i dhënë nga GJND-ja e bën tërësisht të paqëndrueshëm çfarëdo argumenti kundër njohjes së shtetit të Kosovës.

Këtë deklaratë Hyseni e bëri në seminarin e 29-të ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare që po zhvillohet në kryeqytetin kosovar. Sipas tij, mendimi i qartë dhe autoritativ i Gjykatës vështirë të mos merret parasysh nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e cila e kërkoi opinionin e GJND-së.

“Përtej konsideratave morale dhe të drejtësisë që mendimi përmban, pasojat pozitive nuk kufizohen në këtë. Unë pres që përfundimi i qartë i Gjykatës Botërore se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare do të ketë implikime të rëndësishme politike”, theksoi kryediplomati kosovar, duke shtuar se tashmë nuk ekziston asnjë arsye ligjore për shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën që të vonojnë më tej njohjen.

“Mbetemi të përkushtuar thellësisht në konsolidimin e mëtejshëm të shtetësisë sonë. Ne nuk lëmë rast dhe metodë pa shfrytëzuar, për të shpjeguar rëndësinë e njohjes së shtetit më të ri në botë, për të shpalosur argumentet për nevojën e patjetërsueshme të këtij vendimi, tashmë të konfirmuara edhe nga Gjykata Botërore”, nënvizoi Hyseni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)