21 Gusht 2019

Gjilani realizon pjesa më e madhe e objektivave të planifikuara

Gjilan, 17 korrik - Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, nën kryesimin e Shpresa Kurteshit-Eminit, ku ka rekomanduar për Kuvend Komunal raportin e kryetarit të Komunës për gjashtëmujorin e parë, raportin financiar për periudhën janar-qershor, raportin e komisionit për organizimin e tubimeve zgjedhore dhe zgjedhjen e anëtarëve dhe kryetarëve të këshillave lokalë, propozim-vendimin për ndryshimin e destinimit të planifikuar në parcelat kadastrale 2282-0, 2277-1, 2278-1, 2278-4, 2280-1, 2281-1, 2276-2, 2276-3, 2276-4, në kuadër të planit rregullues urban “Livadhet e Arapit”, sikurse edhe raportin e auditorit të përgjithshëm si dhe një informatë nga Drejtoria e Arsimit lidhur me fillimin e vitit shkollor.

Në raportin e tij, kryetari Lutfi Haziri ka nënvizuar sukseset dhe sfidat e kësaj qeverisje, duke konstatuar se në përgjithësi, Komuna e Gjilanit ka arritur të realizojë pjesën më të madhe të objektivave, aktiviteteve dhe detyrave të planifikuara për këtë periudhë.
Ndërkaq sa i përket propozim-vendimit për caktimin e një lokacioni për tregun e kafshëve në zonën kadastrale Livoç i Ultë, e cila gjendet afër fshatit Velekincë, opozita (LVV e PDK) votoi kundër, me arsyetim se nuk janë konsultuar paraprakisht banorët, ndërkohë që nuk është ofruar edhe një alternativë tjetër për këtë qëllim, prandaj kjo pikë u hoq nga rendi i ditës.

Riza Abdyli (PDK) e vlerësoi projektin të dëmshëm për Velekincën dhe u shpreh i bindur se tregu do të kundërshtohet nga banorët e atjeshëm.

Dilema shfaqën edhe Nevzad Isufi e Arijeta Rexhepi (LVV), të cilët thanë se duhet marrë mendimin e qytetarëve, para se propozimi të procedohet për votim në Kuvend, përkatësisht duhet të ofrohet edhe një lokacion tjetër, si alternativë për ndërtimin e tregut të kafshëve.

Kurse Avdyl Aliu (LDK) tha se bëhet fjalë për një projekt zhvillimor, ku përfitues janë qytetarët. 

Kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini tha se e sheh të arsyeshme që propozimi të rekomandohet për Kuvend dhe atje të merret vendimi, pasi të  zhvillohet një debat më i gjerë rreth këtij projekti.

Opozita nuk ndryshoi qëndrim as pas sqarimeve të drejtorit të Urbanizimit, Bekim Bajrami, i cili tha se bëhet fjalë për një projekt me standarde evropiane, me të cilin është fituar granti dhe jo për një treg të tipit klasik.    

          
Sa iu përket parcelave me sipërfaqe prej 65 ari, të shtrira në nënzonën “Livadhet e Arapit”, drejtori i Urbanizimit, Bekim Bajrami ka sqaruar se ndërrimi i destinimit, nga banim individual në banim kolektiv, është kërkesë e pronarëve. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 gusht 2019 - Vazhdon greva e punëtoreve të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari”. (Aeroporti i Prishtinës, ora 8:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale Fejzë Kabashi do të vizitojnë disa shtëpi të cilat po ndërtohen në kuadër të projektit “Ndërtimi i shtëpive për familjet skamnore”. (Lagjja “Bajram Curri” e më pas do të vizitohen edhe disa shtëpi në fshatin Zhur. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:45)

- Në kuadër të Etnofestit mbahet punëtoria kreative dhe instalacione me atelje te pikëtorëve dhe skulptorëve. (Ambientet e Etnofestit në fshatin Kukaj, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, do të nënshkruajnë memorandum të bashkëpunimit për rregullimin e objektit Mulitifunksional Inovativ në Shtime. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme kati i 3-të, ora 10:00)

- Mbahet mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala miraton draft raportin e punës së Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, pret në vizitë  Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Deçanit, ora 11:00)

- Fillojnë punimet në rrugën Budisalc-Zllakuqan i Klinës. (Pranë përmendores së Kolë Mirditës në Zllakuqan, ora 11:00)

- Komuna e Vushtrrisë mban mbledhje komemorative për veteranin e arsimit dhe UÇK-së, si dhe ish drejtorin e arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Behxhet Jashari. (Salla e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, ora 11:30)

-  Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Nënkryetari Muhedin Nushi do të mbajnë konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:30)

- Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi vëjn gurethemelin e shkollës fillore “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan. (Gllogjan, ora 11:30)

- Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi inspektojn punimet në objektin përcjellës të Shkollës Fillore “Isa Boletini” në Isniq. (Isniq, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.49. në të cilën janë 132 asete. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion prej 60 studentësh të programit Akademia Verore, nga shtete të ndryshme të botës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30)

- Në kuadër të Etnofestit mbahet zona e debatit për shtëpin tradicionale dhe familjen e madhe shqiptare. (Shtëpia e vjetër në Fshatin Kukaj, ora 17:00)

- Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me me banorët e e rajonit të Zhupës dhe Podgorës me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shtëpia e Kulturës në Reçanë, ora 19:00)