29 Mars 2024

Gjilani fiton grantin e radhës për performancën e mirë të vitit 2018

Gjilan, 15 maj – Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëfinancim me SDC/DEMOS, e ka shpërblyer sot me grantin e radhës për performancën e mirë të vitit 2018.

Çmimin për performancën e mirë të vitit 2018 ia ka dorëzuar nënkryetarit Arbër Ismajli, ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hodzic.

“Në emër të kryetarit Haziri, e falënderoj shumë MAPL dhe DEMOS për mbështetjen dhe vlerësimin e vazhdueshëm për Gjilanin. Me këtë rast, e falënderoj edhe ekipin e Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK) për punën jashtëzakonisht të mirë. I përgëzoj dhe iu ofroj mbështetjen dhe bashkëpunimin edhe në të ardhmen. Edhe ky grant do të shfrytëzohet për realizimin e projektit të radhës për të mirën e komunitetit. Urime Gjilan”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Ky është granti i pesë që MAPL/DEMOS e shpërblejnë Gjilanin për performancë që prej vitit 2016. ​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)