29 Mars 2024

Gjermania e interesuar që të mbështes vetëqeverisjen lokale në Kosovë

Prishtinë, 12 shkurt  - Ministrja Redžepi, e falënderoi Ambasadorin, z. Christian Heldt,  për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, me fokus të veçantë, mbështetjen e vazhdueshme për Komunat.

Ministrja paraqiti edhe orientimet e Qeverisë së re, sa i përket avancimit të vetëqeverisjes lokale dhe njëkohësisht kërkoi nga Qeveria Gjermane, mbështetje për komuna.

Ministrja Redžepi  poashtu pasqyroi edhe aktivitetet që do të ndërmerren me  qëllim të rritjes së përkrahjes për komunitet që jetojnë në komunat shumetnike.

Ambasadori Gjerman, fillimisht e uroi Ministren për detyrën e saj dhe siguroi atë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen për Komunat. 

Bashkërisht u dakorduan që të promovojnë aktivitete për Ministrinë dhe Komunat, më qëllim që të avancohet vetëqeverisja lokale në Kosovë.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)