29 Mars 2020

Gjermania do të mbështesë Kosovën në proceset integruese drejt BE-së

Prishtinë, 28 shkurt - Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim delegacionin gjerman të kryesuar nga Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Zëvendëskryeministri Hoti ka njoftuar delegacionin gjerman per prioritetet, proceset e rëndësishme nëpër të cilat është duke kaluar Kosova, dhe sfidat të cilat po e presin Qeverinë e re.

Ndërsa, Zëvendëspresidenti Wieland ka ofruar mbështetje në lidhje me agjendën evropiane dhe proceset integruese të shtetit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Po ashtu, z. Wieland shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit që përfaqëson, për përkrahje në zhvillimin e komunave, duke mundësuar kësisoj binjakëzime të komunave tona me komunat e ndryshme nga Gjermania.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 mars 2020

- Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri viziton Drejtorinë e Arsimit për ta parë procesin e mësimit online. (Dejtoria e Arsimit në Gjilan, ora 10:30)

- Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban takim me Komitetin për mbrojtje dhe shpëtim kundër Covid-19 dhe Qendrën Operative Emergjente (Kampsui i Shkollave të Mesme në Gjilan, ora 11:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së në Prishtinë, ora 16:30.