25 Prill 2024

Gjermania dhe Kroacia: Kosova të ketë sistem unik të drejtësisë

Prishtinë, 19 prill - Ministri i Drejtësisë,  Haki Demolli, ka pritur sot në takime pune ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë,  Hans-Dieter Steinbach dhe ambasadorin e Kroacisë në Prishtinë  Zlatko Kramaric.

Me këtë  rast ministri Demolli ka pranuar urimet nga të dy ambasadorët, për zgjedhjen e tij në postin e ministrit të Drejtësisë.

Ministri Demolli e ka njoftuar ambasadorin gjerman  Hans-Dieter Steinbach dhe atë kroat  Zlatko Kramaric, për prioritetet që ka si ministër i Drejtësisë, duke theksuar si prioritet kryesor eliminimin e sfidave që kanë dalë nga raporti i progresit i Komisionit Evropian, i vitit të kaluar.

Ndërsa ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë  Hans-Dieter Steinbach ka thënë së shteti Gjerman përveç ndihmës që po e jep për Kosovën me anë të projekteve të ndryshme, ata po kontribuojnë për Kosovën edhe përmes EULEX-it.

Sipas ambasadorit Steinbach, Gjermania është e interesuar që në Kosovë të ketë sistem unik të drejtësisë.

Edhe ambasadori i Kroacisë në Prishtinë,  Zlatko Kramaric, theksoi se vendi i tij është i gatshëm ta ndihmoj Kosovën në të gjitha fushat ku është e nevojshme.

Në të  dy takimet u bisedua edhe për bashkëpunimin juridik ndërkombëtarë, ku të gjitha palët u pajtuan së nënshkrimi i një  marrëveshje për bashkëpunim juridik ndërkombëtarë në  çështje penale, është i rëndësishëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)