18 Tetor 2021

Gërvalla takon homologen nga Estonia

Prishtinë, 21 shtator - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka zhvilluar takim me homologen e saj estoneze, ministren Eva-Maria Liimets, në kuadër të takimeve që po zhvillon me kryediplomatë dhe krerë shtetërorë në Nju Jork, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Palët kanë vlerësuar se raportet mes të dy vendeve janë shumë të mira dhe kanë konsideruar që duhet të thellohet bashkëpunimi bilateral përmes konsultimeve politike ndërmjet dy ministrive të jashtme, për të çuar përpara çështje me interes për të dyja vendet.

Gjithashtu kanë folur për çështje rajonale dhe evropiane.

Palët janë pajtuar se për avancimin e agjendës evropiane duhen reforma të thella e posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit. Në këtë pikë ministrja Gërvalla ka theksuar se Qeveria e re e Kosovës e ka prioritet kryesor forcimin e rendit dhe ligjit dhe se është duke punuar shumë në këtë drejtim.

Nga ana e saj, ministrja e Punëve të Jashtme e Estonisë ka ritheksuar qëndrim mbështetës të shtetit të saj karshi Kosovës. Sipas saj, Estonia do ta përkrah rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Tetor 2021

 - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon Ilucidare Playground: “Guralec: Moving Rocks” dhe Konferencën “Përtej mureve dhe bindjeve”. Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë