26 Prill 2024

Geci: Klan Kosova, me ftoi, por më pas me refuzoi

Prishtinë, 10 nëntor - Ish deputeti i LDD-së dhe anëtari i Këshillit Kombëtar te LDD Gani Geci përmes një konference për media dha sqarime për ndodhinë e mbrëmshme ne televizionin “Klan Kosova”.

“Me kërkesë te partisë sime LDD unë kam qene i caktuar qe te marr pjese ne emisionin Zona e Debatit te Baton Haxhiut,faktikisht me herët është organizuar një tryeze me te gjitha partitë parlamentare qe te marrin pjese ne debatin e Klan Kosovës  dhe temat jam caktuar për një muaj deri ne heshtjen zgjedhore. Klan Kosova ka deklaruar edhe publikisht se ne nuk i caktojmë mysafiret se kush do te merr pjese ne debate ato i caktojnë partitë politike “ ka deklaruar Geci.

Ai poashtu ka qartësuar se me datën 08. nëntor 2010 ka marr autorizimin te shkoj  ne Klan Kosova ne debatin me temën “Shtet ndërtimi,çfarë shteti kemi”.

“A kam qene unë i ftuar apo i paftuar ju i keni te gjithë letrat ku shihet qartë se LDD ka qene e ftuar. Marrëveshja ka qene qe LDD te qoj përfaqësues dhe po ju them qarte se  unë asgjë personale nuk kam me Batonin bile raportet i kam pas mjafte te mira “ shtoi Geci .

Ai theksoi se përfaqësuesit e partive te tjera politike nuk kane dashtë te marrin pjese me vone ne debat.

Për atë që ndodhi mbrëmë, Geci tha se nuk është marrë në pyetje nga policia, pasi që nuk ka bërë asgjë të veçantë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)