23 Prill 2024

Gashi: SHIK-u ka bashkëpunuar edhe me Rugovën

Prishtinë, 29 prill - Ish-drejtori i SHIK-ut në Kosovë, Latif Gashi, për herë të parë ka vendosur të flas publikisht për organizatën në të cilën ka punuar gati një dekadë.

Ish-drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Latif Gashi, për herë të parë ka vendosur të flas publikisht për organizatën në të cilën ka punuar gati një dekadë.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, e cila vjen në kohën kur në Kuvendin e Kosovës është iniciuar një nismë për hetimin e SHIK-ut, ai ka theksuar se pjesëtarët e këtij shërbimi, jo vetëm se nuk kanë vepruar në ilegalitet, por kanë funksionuar me të gjithë faktorët përgjegjës për sigurinë në Kosovë.

Njeriu i tretë në hierarkinë e SHIK-ut ka thënë se bashkëpunim kishte edhe me ish-presidentët Ibrahim Rugova e Fatmir Sejdiu, por nëpërmjet këshilltarëve të tyre. Në raste të caktuara, sipas tij, SHIK-u e ka informuar edhe Ramush Haradinajn. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)