25 Prill 2024

Gashi: Ndarja po përdoret si kartë për të fituar zgjedhjet

Prishtinë, 7 qershor - Zëvëndësministri i jashtëm i Kosovës Ibrahim Gashi i ka cilësuar deklaratat për ndarje territoresh si një kartë nacionalizmi që po përdoret nga zyrtarët serb për të fituar zgjedhjet që pritet të zhvillohen në këtë shtet.

Në një intervistë ekskluzive për “Ora News” Gashi ka theksuar se Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe se nuk ka realitet tjetër përveç kësaj ndërsa ka shtuar se rruga e saj është anëtarësimi në Bashkimin Europian.

I pyetur se sa e mbështesin kosovarët tezën për një Shqipëri të madhe, Gashi theksoi se të dyja shtetet kanë një vision të përbashkët dhe kjo është Bashkimi Europian ndërsa politikat e tjera që mund të ndiqen janë të papranueshme.

“Të dyja vendet kanë një të ardhme të përbashkët që është BE-ja dhe në kuadër të këtij integrimi Shqipëria dhe Kosova do të heqin të gjitha barrierat qoftë kjo në planin e lëvizjes së lirë ashtu edhe ato tregtare dhe ky është vizioni i bashkimit të përbashkët përmes BE-së” theksoi Gashi.

Gashi gjithashtu pranoi se  ka një tërheqje të vendeve të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës por theksoi se institucionet e vendit janë të angazhuara maksimalisht në lidhje me njohjet.

“Njohja e Kosovës tani është më e vështirë pasi kemi të bëjmë me një komunitet që nuk lidhet drejtpërdrejtë me interesat që kanë ato me Kosovën. Çështja e njohjeve është një nga sfidat e politikës kosovare. Kemi angazhuar një spektër më të gjerë të personaliteteve që punojnë në forcën e lobimit, për normalizimin e marrëdhënieve, siç është kryeministri i parë Pacolli, ministria e integrimit dhe e diasporës që po punojnë me të njëjtë axhendë” theksoi Gashi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)