26 Prill 2024

Gani Geci paraqiti padi kundër Klan Kosova

Prishtinë, 12 nëntor- Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ka paraqitur padi për vepër penale - fyerje dhe ankesë në  Komisionin e Pavarur për Media kundër TV Klan Kosova.

Në konferencën për media, Geci ka thënë se tash e 9 vjet më parë, në vlugun e fushatës u bë një atentat kundër tij, me ç’rast iu vranë dy shokë, gazetari Bekim Kastrati dhe truproja e presidentit Rugova, Besim Dajaku, ndërsa 9 vjet  më vonë  në të njëjtën kohë,  një muaj para fushatës, u tentua të bëhej një atentat medial kundër tij nga ana e Klan Kosova dhe kryetarit të LDD-së, Nexhat Daci, “me një aktgjykim të pabazë, të kurdisur nga nëntoka”.

“Kundër meje u aktivizua një televizion, i cili në komunën e Prishtinës nuk ka kërkuar kurrë leje për punë, ndërsa kundër Nexhat Dacit u aktivizuan letrat e vjetra të UNMIK-ut dhe bashkëpunëtorëve të UNMIK-ut. Unë sot kamë paraqitur një ankesë në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) dhe një padi në Gjykatën Komunale të Prishtinës, për vepër penale - fyerje, dhe vepër penale – shpifje”, u tha Geci gazetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)