19 Prill 2024

Fundi i pavarësisë së mbikëqyrur varet nga puna e institucioneve

Prishtinë, 21 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar, Pieter Fieth.

Shefi i ZCN (ICO), Pieter Feith e përgëzoi presidenten për zgjedhjen e saj në krye të vendit dhe i ofroi asaj bashkëpunimin dhe ndihmën e zyrës që drejton.

Feith tha se Kosova ka nevojë për reforma të thella, me qëllim të ndërtimit të qëndrueshmërisë në vend. Ai shtoi se fundi i pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës varet edhe nga puna e institucioneve të vendit.

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar i veçoi si të rëndësishme reformat në ligjin për zgjedhjet dhe të Kushtetutës së Kosovës, që ndërlidhen edhe me zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka falënderuar Feith për urimet dhe për ndihmën që zyra të cilën e drejton ai i ka dhënë Kosovës.

Presidentja tha se qëllim i saj është ndërtimi i një konsensusi me subjektet politike dhe me shoqërinë civile. Ajo tha se do të jetë e angazhuar aktivisht në procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe të reformave të ligjit zgjedhor.

Presidentja Jahjaga tha se marrëdhënia kontraktuale me BE-në do të ndihmonte reformat e brendshme dhe do të hapte perspektivën evropiane.

Ajo gjithashtu kërkoi hapjen e dialogut për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Presidentja Jahjaga tha se procesi i dialogut me Serbinë duhet të sjellë zgjidhje evropiane dhe t’i përafrojë të dyja vendet me BE-në.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)